Connect with us

Aktualitet

SPECIALE l Rindizet presioni ndaj Serbisë

Diplomati Zoran Millivojeviq vlerësoi se letra e dërguar Uashingtonit zyrtar, Brukselit dhe Londrës nga disa deputetë evropianë dhe kongresmenë amerikanë, të cilët kërkojnë një politikë më të ashpër ndaj Serbisë në kontekstin e krizës në Kosovë, paraqet presion të ri ndaj Serbisë, duke deklaruar se nismëtarët e letrës i përkasin një lloj lobi shqiptar Millivojeviq theksoi se ndër iniciatorët e letrës janë kryetarja e komisionit të politikës së jashtme të Parlamentit britanik, Alisha Kerns, presidenti i Komisionit të Senatit Amerikan për Punë të Jashtme, Bob Menendez dhe presidenti i komitetit gjerman të politikës së jashtme, Majkl Roth, dhe shton se Kerns dhe Menendez tani kanë vazhduar aktivitetet që kanë kryer në dy muajt e kaluar. “Menendez e ka inicuar dëshminë në Senatin Amerikan nga afërsisht të njëjtat qëndrime, me mesazhin se duhet bërë presion ndaj Serbisë, e jo palës prishtinase, dhe zonjën Kerns e kemi pasur këto ditë edhe në lidhje me interpretimin dhe qëndrimin e saj për palën prishtinase. Disa nga pikëpamjet e saj janë përfshirë në këtë letër”, tha Millivojeviq për Tanjug. Ai thekson se e gjithë kjo vërteton se ka një lob serioz proshqiptar dhe se siç thotë ai është i përqendruar në qëndrime legjislative në vende të caktuara dhe se është tregues se ka një numër të madh të kryetarëve të komiteteve të politikës së jashtme. “Një dimension tjetër që lidhet me iniciatorët është se kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti dhe pala prishtinase kanë mbështetje nga jashtë. Ky është një konfirmim i drejtpërdrejtë i pak a shumë asaj që supozonim, se është thjesht e pamundur që Kurti të sillet kështu pa një mbështetje nga jashtë. Tani është bërë plotësisht e qartë, madje edhe cilat struktura janë të përfshira”, tha Millivojeviq.

Advertisement