Connect with us

Bota

Tmerruese/ Gjenden 34 trupa të masakruar brenda frigoriferëve ngrirës

Janë gjetur 34 trupa të masakruar brenda frigoriferëve ngrirës në dy ndërtesa në qytetin e Poza Rica në shtetin Veracruz të Meksikës. Kjo gjë është bërë me dije përmes një deklarate të lëshuar të hënën nga Veronica Hernandez Giadans, Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Veracruz.

Lidhur me ngjarjen gjashtë të dyshuar janë arrestuar, teksa një hetim për incidentin ka filluar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Ekspertëve të Meksikës kreu teste kriminalistike në terren dhe laboratorike për të gjetur të dyshuarit.

Policia dhe ushtarët bastisën një pronë të kontrolluar nga karteli gjatë një shkëmbimi zjarri me anëtarët e bandës të dielën dhe gjetën 34 trupa të masakruar brenda frigoriferëve ngrirës. Policia, prokurorët dhe ekspertët po kryejnë hetime të mëtejshme.

Advertisement