Connect with us

Rajon

Vuçiçit i ikën goja/ Historiani serb tregon sekretet

Një historian serb ka shpjeguar saktë se si presidenti serb Alkeksandar Vuciq nuk ka qenë kurrë në gjendje të flasë me dikë që mendon ndryshe nga ai. Madje sipas Nebojsha Milenkoviç, Vuçiç nuk di as të flasë dhe se  me Vucicin në krye të Serbisë, shteti nuk është më i sigurt

“Politikanët duhet të mësohen me faktin se ne jemi punëdhënësit e tyre dhe se kemi të drejtë t’u bëjmë pyetje të sikletshme. Vuçic ka problem me opinionin në përgjithësi. Ai nuk është president i të gjithë qytetarëve të Serbisë, por president i të gjitha subjekteve të Serbisë”, tha Nebojsha Milenkoviç.

Sipas tij, qeveria e drejtuar nga Branbic, është e vetmja qeveri në botë që arriti të patentojë një mënyrë për të mos zgjidhur problemet, por për të krijuar probleme të reja, dhe më pas të reja, të reja dhe të reja te tjera, derisa njerëzit të harrojnë plotësisht dhe të ndjekin njëri-tjetrin dhe të mos e dinë se çfarë problemi është më.

Advertisement