Connect with us

Kosova

Shkëmbehen territoret/ Veriu shkon në Serbi, rikthehen tri komunat me shumicë shqiptare

Në pjesën veriore të territorit të Kosovës, komunat e banuara kryesisht me serbë etnikë, po përpiqen të mbajnë një sistem paralel të përkrahur dhe financuar nga Serbia, ndërsa perspektiva e ndarjes apo këmbimit të territoreve po ngrihet herë pas here në debatet publike.

Këmbimin e territoreve e kishte spikatur ish-presidenti kosovar, Hashim Thaçi, me idenë fillestare që katër komunat në veriun e Kosovës të banuara me shumicë serbe – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku – t’i bashkëngjiteshin Serbisë, kurse tri komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës t’i bashkoheshin Kosovës.

Megjithatë, partitë opozitare në Kosovë, posaçërisht Lëvizja Vetëvendosje që tani është në pushtet, jo vetëm që kishin dalë kundër këtij propozimi, por e kishin vënë në dyshim mandatin e ish-presidentit Thaçi për të negociuar në emer të popullit të Kosovës për këmbimin e territoreve. Edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj shpejt e kishte ‘prerë’ këtë trajektore nepër të cilën parashihej të rridhte dialogu Kosovë-Serbi.

Sot, sipas disa analistëve të huaj dhe vendas, në kushtet kur Kosovës i është bërë barrë e madhe veriu, duke e sfiduar pavarësinë e saj e duke mos i dëshmuar besnikëri autoriteteve qendrore dhe në kushtet kur formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është bërë “detyrë urgjente” dhe “hap ekzistencial” për Kosovën, atëherë modeli i këmbimit të territoreve mes të dy vendeve del të jetë i drejtë.

Këtë e ka artikuluar rishtas edhe James Ker-Lindsay, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Londër të Britanisë së Madhe. Ai ka propozuar të shqyrtohet perspektiva e ndarjes së veriut, një operacion që mund të hapë rrugën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse tejet e vështirë.

 

Advertisement