Sport
Sezoni i jashtëzakonshëm, shpërblehet Harry Kane! Fiton trofeun prestigjoz të ‘Topit të Artë’: Meritë ka edhe Tottenham
Harry Kane është fituesi i topit të artë për sezonin 2025-2026. Futbolli anglez i Bayern Munich mposhti në një garë të ashpër Lamine Yamal të Barcelonës, por edhe Kylian Mbappe të Real Madrid. Sezonin që lam pas Kane arriti të fitonte gjithçka në Gjermani me Bayern-in, ndërsa me Anglinë shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit.
Si të mos mjaftonin këto arritje, Kane mundi edhe që të shpallej golashënuesi më i mirë në kontinentin e vjetër.
Harry Kane pas fitimit të Topit të Artë:
“Kam mbetur pothuajse pa fjalë. Të jem këtu në Londër është diçka vërtet e veçantë. Më dukej si një ogur i mirë për mua. Për Vinnie-n [Kompany]… E di që është në shtëpi, ose ndoshta ende në spital. Të uroj shërim të shpejtë dhe shpresoj se kjo të ka dhënë pak energji.
Që kur jam bashkuar me ju, jam përmirësuar si lojtar, si njeri dhe si lider. Jam i lumtur që po e çoj këtë trofe te Bayerni.
Për të gjithë shokët e mi të skuadrës në kombëtaren angleze: kemi kaluar një vit të veçantë. Nuk ishte viti i përsosur, por patëm shumë momente të bukura. Ishte nder për mua t’ju udhëheq si kapiten.
Dua të falënderoj gjithashtu Tottenham. Pa Tottenham, me siguri nuk do të isha këtu ku jam sot. Më dhatë mundësinë ta jetoj ëndrrën time. Të gjitha ulje-ngritjet përgjatë atij rrugëtimi më kanë çuar deri në këtë moment.”