Connect with us

Sport

Një tjetër lojtar i Chelseat nuk i shpëton ndërhyrjes kirurgjikale

Chelsea duket i pafat në këtë fillim të sezonit sa i takon dëmtimeve të lojtarëve.Pas Christopher Nkunku, kapitenit Reece James dhe Wesley Fofana, një tjetër futbollist dëmtohet.Fjala është për Carney Chukwuemeka, i cili në ndeshjen ndaj West Ham shënoi golin e parë me “Blutë e Londrës”, por gjithashtu pësoi edhe një dëmtim të rëndë në gju.

19-vjeçari nuk i shpëtoi ndërhyrjes kirurgjikale, teksa iu nënshtrua operacionit ditën e hënë. Pritet që mesfushori me tipare ofensive të mungojë për një periudhë gjashtëjavore, me trajnerin Mauricio Pochetino që humbet një tjetër element të rëndësishëm.

Chukwuemeka në këto ditë të para të sezonit është konsideruar një titullar për trajnerin argjentinas, që tashmë duhet të bëjë të tjera zgjedhje. Sigurisht, opsion për Pochetinon janë dy transferimet më të fundit të Chelseat, Moises Caicedo dhe Romeo Lavia të cilët pritet të aktivizohen përkrah të zakonshmit Enzo Fernandez.Chukwuemeka, iu bashkua klubit të Chelseat në gushtin e vitit 2022 nga Aston Villa teksa deri më tani ka zhvilluar 16 ndeshje me “Blutë e Londrës”.

Advertisement