Bota
Zgjedhjet presidenciale në SHBA: Pritet rezultati në Pensilvani, protesta nga mbështetësit e Trump
Fati i presidentit të ardhshëm të SHBA pritet të përcaktohet nga rezultati zgjedhor në Pensilvani, vendlindja e kandidatit demokrat, ku procesi i numërimit të votave vazhdon ende pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të mbështetësve të Trump për ta ndaluar atë.
Megjithatë duhet theksuar se nuk ka pasur raporte për mashtrim ose parregullsi.
Epërsia e dukshme në Pensilvani po ngushtohet orë pas ore.
Me më shumë 90% të votave të numëruara Trump udhëheq megjithatë ka rënë ndjeshëm epërsia e tij.
Fletëvotimet e jashtëzakonshme duket se favorizojnë Biden, pasi 63% e votave të nisura me postë janë dërguara nga elektorati demokrat.
Me 20 vota për kolegjin elektoral, Pensilvania është shteti që për 6 gara rresht ka votuar për demokratët dhe në 2016 mbështeti Trump.
Zgjedhjet në SHBA/ Protesta dhe tensione në Miçigan dhe Arizona
Probleme ka pasur edhe në Arizona, një shtet i cili momentalisht kryesohet nga Biden, por epërsia e tij është ngushtuar dukshëm.
Mbështetësit e Trump gjatë natës janë mbledhur jashtë ndërtesës për të protestuar dhe pretendojnë se votat po vidhen.
Megjithatë, vëzhguesit e të dy partive kryesore politike qëndronin brenda qendrës zgjedhore ndërsa fletët e votimin numëroheshin dhe procedura transmetohej drejtpërdrejt në internet gjatë gjithë kohës.
Fillimisht forcat policore kanë larguar nga qendra përfaqësuesit e mediave ndërkohë që kanë ndihmuar të vazhdojë edhe procesi i numërimit.
Qendra e votimit në Marisopa të Arizonës ka falënderuar departamentin e policisë për ruajtjen e sigurisë ndërsa punonjësit vazhdojnë me numërimin e votave dhe jashtë qendrës, mbështetësit e Trump protestojnë të armatosur.