Connect with us

Kosova

‘Sjellje arrogante ndaj Borrell’/ Zeka: Konfliktin në Bruksel e solli Kurti

Analisti Milaim Zeka i ftuar në Top Talk dha disa informacione befasuese, ku u shpreh se konflikti në Bruksel, më 14 shkurt, erdhi nga Albin Kurti, pasi kryeministri i Kosovës e ka quajtur zyrtarin e lartë të BE-së, Josep Borrell gënjeshtar.

“Unë isha në SHBA dhe dje jam kthyer nga andej dhe bëra një shkrim, dhe “top diplomatë amerikanë” më shpjeguan se i gjithë konflikti në Bruksel ka ardhur si rezultat i arrogancës së Albin Kurtit, i cili e kishte quajtur Borrell-in, zyrtarin e lartë të BE-së, gënjeshtar dhe Borrell është ngritur në këmbë dhe e ka ndërprerë takimin. Prandaj edhe Kurti doli para gazetarëve me dy orë vonesë”, u shpreh Zeka.

Milaim Zeka tregon se Kurti i ka propozuar dy ndërmjetësuesve të lartë një dokument, të cilët ata e kanë refuzuar, duke i thënë se të njëjtën gjë kanë bërë edhe me Serbinë.

Kurti duke u treguar mosbesues u ka kërkuar që ta shohë dokumentin e propozuar nga Serbia, thotë Zeka. Pasi ky dokument u vonua, Kurti akuzoi Josep Borrell se një dokument i tillë nuk ekzistonte por po përgatitej tani.

“Kur Borrell dhe Lajçak e paraqitën planin e punës, të takimit të nivelit më të lartë të dy përfaqësuesve serb dhe atij të Kosovës, Albin Kurti i tha Borrell që ‘un kam një dokument propozues’, për këtë që po flet Albin Kurti, që po thotë hera e parë që po e paraqes”, tregon Zeka. “Borrell iu kthye Kurtit dhe i tha: Më fal edhe Serbët na ka paraqitur një dokument por ne e kemi refuzuar, prandaj po e refuzojmë edhe dokumentin tuaj.”

“Albini i tha Borell, më sillni këtë dokument”, thotë Zeka. “Por çfarë rëndësie ka kur ne e kemi refuzuar. Konsideroje dokumentin serb si inekzistent. Kurti insistoi gjithsesi që ta shihte dokumentin, dhe me qenë se se stafi i dy ndërmjetësuesve ishte larguar dhe po qëndronte vetëm stafi politik, Borrell ishte i detyruar të thërriste stafin nga banesat e tyre që të vinin dhe ta sillnin këtë dokument.”

“Në këtë kohë pauze dy orëshe, Albin Kurti i tha Borell-it dhe Lajçak-ut se ‘nuk është e vërtetë që ju e keni këtë dokument dhe po e përgatisni tani për të më vënë mu në lajthitje’.

Kështu, sipas Zekës, Borrell ka reaguar i nervozuar duke mbyllur takimin trepalësh.

“Borrell i tha: ‘Ju po më akuzoni mua që jam gënjeshtar?’ Dhe në këtë moment u ngrit dhe e mbylli takimin”, tha analisti.

“Kjo është prapaskena që është luajtur nga një njeri i çmendur si Albin Kurti, i cili shkon në Bruksel vetëm për të krijuar përçarje. Unë nuk kam hallin e Albin Kurtit, kam hallin e Kosovës dhe Shqiptarëve. Unë e kam thënë që ne do ta humbin Kosovën kur në krye të vendit do të na vijë dikush që do ta armiqësojë Kosovën me SHBA dhe Be”, u shpreh Zeka në Top Talk.

Advertisement