Bota
SOFT NEWS – SHBA 2020 – Të paktën një gjë është e qartë: Kanye West nuk do të zgjidhet president!
Votuesit amerikanë ende nuk e dinë se kush do të zgjidhet presidenti i ardhshëm i vendit, por ata patjetër e dinë një gjë shumë qartë, atë që presidenti i tyre nuk do të jetë Kanye West.
Pasi ndoqi numërimin e votave për presidentin Donald Trump dhe ish-zëvendëspresidentin, Joe Biden, reperi i njohur pranoi humbjen në mbrëmje dhe njoftoi planet për të garuar përsëri në të ardhmen.
West u shfaq në fletët e votimit në një duzinë shtetesh si i pavarur, pasi filloi një fushatë të minutës së fundit gjatë verës.
Artisti nuk ka arritur të kalojë më shumë se 0,04 % të votave në çdo shtet.
Biden po udhëheq garën me rreth 70 milionë vota popullore, ndërsa Trump me rreth 67 milionë./ /ATSH-DPA/