Connect with us

LAJMI I FUNDIT

‘Heronjtë’ e Vuçiçit që shkuan në Veri për të vrarë’/ Shea: Dikush i ka financuar dhe armatosur

Zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, duke folur për sulmin terrorist në Basnjskë, në veri të Kosovës, dhe duke komentuar daljen e pare publike të presidentit serb për ngjarjen, tha se ata njerëz nuk shkuan në veri për një kauzë të drejtë, ose për t’u quajtur heronj; përkundrazi, ata shkuan atje për të vrarë dhe për të shkaktuar telashe.

“Ata njerëz nuk janë dëshmorë, nuk po luftojnë për asnjë kauzë të justifikuar.  Ata ishin aty për të vrarë njerëz dhe për të shkaktuar trazira. Ideja për t’i quajtur dëshmorë ose heronj është e gabuar. Kjo lloj retorike është gjëja e fundit që na nevojitet” – theksoi Shea, duke shtuar se grupi kriminal nuk ka ardhur nga hiçi, por është paguar dhe armatosur nga dikush.

Ai gjithashtu u shpreh se edhe pse Milan Radojiçic nuk është personi i ngarkuar me çështjet shtetërore të Kosovës, ai mund të ketë pasur lidhje me shërbimet e inteligjencës ose grupet paramilitare që mund të kenë ofruar mbështetje financiare dhe armë për grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës pranë Manastirit të Banjskës.

Shea theksoi se kjo çështje kërkon një hetim të plotë ndërkombëtar dhe sugjeroi se do të ishte mirë që presidenti serb Aleksander Vuçic të bashkëpunojë në hetime dhe të ndërmarrë veprime konkrete kundër grupeve kriminale që mund të ndodhen në Serbi.

“Shpresoj se Vucic do të bashkëpunojë në një hetim ndërkombëtar për të kuptuar se nga kanë ardhur këta 30 ushtarë paraushtarakë dhe nëse qeveria serbe dhe shërbimet e inteligjencës apo ushtria serbe janë përfshirë në financimin e një operacioni të tillë. Beogradi mund të ndërmarrë veprime për të eliminuar këto grupe specifike dhe shpresoj se ky hetim do ta zbulojë këtë” – theksoi Shea

Advertisement