Sport
Mungon ndaj Çekisë, Kumbulla ‘karikon’ Shqipërinë: Forca djema, jam me ju
Një nga mungesat e mëdha për ndeshjen kualifikuese (Euro 2024) të kuqezinjve ndaj Çekisë sonte në mbrëmje në orën 20.45 në “Air Albania” është ajo e Marash Kumbullës. Mbrojtësi i Shqipërisë nuk është në dispozicion të Sylvinhos për shkak dëmtimi, por me siguri do jetë tifozi numër një i kombëtares.
Sot ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku motivon skuadrën. “FORCA DJEMA, UNË JAM ME JU”, – shkruan ai, shoqëruar me një imazh të tij me bluzën e Shqipërisë.