Connect with us

Aktualitet

Nga arrest në burg kalon në arrest shtëpie/ Masë e re për Ermal Kurtulajn

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Ermal Kurtulajn, një prej të pandehurve në dosjen e njohur si “SASPAC”. Sipas burimeve, gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për shuarjen e masës “arrest në burg” dhe ka vendosur që ai të vijojë qëndrimin në masën e arrestit në shtëpi.

Vendimi është marrë pas përfundimit të afateve të paraburgimit, argument i ngritur nga mbrojtja e Kurtulajt, e cila iu referua edhe një vendimi të Gjykatës së Lartë mbi kufijtë kohorë të masave të sigurisë.

Ndryshimi i masës së sigurisë vjen pas vendimit të fundit të GJKKO-së për kthimin për plotësim hetimesh të dosjes SASPAC, ku përfshihet edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe persona të tjerë të pandehur. Prokuroria e Posaçme ka afat deri më 30 tetor për kryerjen e veprimeve shtesë hetimore.

Në këtë çështje, Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj kanë qenë të vetmit persona të arrestuar mes 9 të pandehurve të dosjes, ndërsa hetimet përfshijnë edhe dy shoqëri tregtare.

Gjatë fazës së gjykimit paraprak, GJKKO vendosi të mos e dërgojë çështjen për gjykim në themel, por t’ia kthejë SPAK-ut për hetime të mëtejshme, duke përcaktuar edhe veprimet shtesë që duhet të kryhen brenda afatit të vendosur.

Advertisement