Bota
Deklarata e fortë e Jeruzalemit: Hamasi nuk po i lejon civilët të ikin
Izraeli mund të ketë hapur korridore humanitare për të evakuuar civilët nga Gaza, por Hamasi, sipas Jeruzalemit, nuk po i lejon civilët të largohen.
Sipas forcave të mbrojtjes së Izraelit, Hamasi po ndalon civilët që përpiqen të largohen nga Gaza, nga zona veriore. Përfaqësuesi i IDF, Jonathan Conricus, theksoi se ka pasur sulme me raketa drejt Tel Avivit nga Rripi i Gazës.
“Hamasi paralajmëroi qytetarët që të mos largohen nga Gaza, duke ndaluar kolona të tëra”, komentoi Conricus.
“Nuk është aspak humanitare përdorimi i civilëve gjatë luftës. Kjo tregon edhe një herë se nuk ka asnjë vlerë për jetën njerëzore nga ana e organizatës terroriste Hamas”, shtoi ai.