Politike
Samiti i Procesit të Berlinit, presidentja e KE mbërrin sot në Tiranë
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mbërrin gjatë ditës së sotme në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Von der Leyen, para samitit të së hënës, do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë, rreth orës 17:30 pritet një konferencë për shtyp mes Ramës dhe Von der Leyen.
Kujtojmë se samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana.