Connect with us

Bota

Tragjike/ Të shtëna me armë, një fëmijë i vrarë dhe disa të plagosur

Një fëmijë u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat mes dy të panjohurve në një treg në Teksas të dielën mbrëma.

Oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna në Pearland – rreth 17 milje në jug të Hjustonit.

Viktimat u dërguan në spitale, ku njëri prej tyre – i mituri – ndërroi jetë. Një tjetër i mitur ishte në mesin e të plagosurve, tha policia.

Shkëmbimi i zjarrit filloi pas një debati mes dy personave që nuk njiheshin me njëri-tjetrin, tha policia, duke shtuar se një i dyshuar mbetet i lirë. Në SHBA u regjistruan 600 të shtëna masive për 2023, ku u vranë ose u plagosën katër ose më shumë viktima.

 

 

Teksasi ka disa nga ligjet më të dobëta të armëve në SHBA, pavarësisht se shteti është dëshmitar i disa prej të shtënave masive më vdekjeprurëse.

Në dy raste në vitin 2019 u vranë 30 persona, ndërsa vitin e kaluar 29 të tjerë u vranë në një shkollë dhe një qendër tregtare.

Advertisement