Connect with us

Bota

Donald Trump reagon për përmbysjen e rezultatit në Pensilvani: Gjykata e Lartë shkeli Kushtetutën

Presidenti aktual, Donald Trump ka reaguar, për herë të parë, pasi kundërshtari i tij, Joe Biden ka kryesuar në Pensilvani një ndër shtetet vedimtare për fitoren në këto zgjedhje. Me anë të një mesazhi në Twitter Donlad Trump ka theksuar thekson se Filadelfia ka histori të keqe me integritetin e zgjedhjeve.

‘Kjo është ajo që dimë. Ne duhet të kthehemi në nivelin shtetëror dhe se si u bë kjo moranë në shkallën e parë. Guvernatori,  Gjykata e Lartë e Shtetit, shkelën flagrantisht Kushtetutën e SH.B.A.-së Fuqia për të vendosur këto rregulla dhe rregullore i është dhënë…. Legjislatura. Ata thjesht e injoruan atë, injoruan Kushtetutën. Tani ne e sjellim atë në dhomat e numërimit dhe me përulje, vëzhguesit, të cilët janë rojet e integritetit dhe transparencës, u përjashtuan. Pensilvania e ka treguar veten në një mënyrë të tmerrshme të paligjshme, dhe …….. shpresojmë se kjo do të korrigjohet në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, këto votime të vona pas Ditës së Zgjedhjeve janë të paligjshme, pikërisht ajo që Presidenti ka thënë. Gjykata e Lartë, në rrethana të jashtëzakonshme, … ka qenë në gjendje të marrë vendime brenda pak ditësh. ” Ken Starr, ish-Këshilltar i Pavarur @Varneyco- shkruan Trump.

Në SHBA, vazhdon numërimi i votave, për zgjdhjen e presidentit. Joe Biden ka tashmë 264 vota elektorale, kundrejt Donald Trump që ka vetëm, 214. Ndërkohë deri më tani është zbuluar rezultati i 95% të votave në Pensilvani, ku në epërsi është Joe Biden. Ndërsa ditën e djeshme në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka thënë se në Pensilvani po manipulohen votat. Nga ana tjetër Joe Biden i duhen pak vota për të kapur minimumin e 270 votave elektorale që e bëjnë atë Presidentin e ardhshëm të SHBA-së.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *