Connect with us

Aktualitet

Artistja nga Kosova synon një tjetër rekord Guinness

Arbnora Fejza Idrizi synon të thyejë një tjetër rekord botëror. Artistja nga Kosova ka realizuar një mozaik me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, i përbërë nga 120 mijë origami, dhe përfaqëson flamurin kombëtar. I ndërtuar në qytetin kosovar të Skënderajt, mozaiku zë një sipërfaqe prej 1300 metrash katrorë.

Me instalacionin e sotëm, Arbnora Fejza Idrizi synon të hyjë në librin e rekordeve Guinness për mozaikun më të madh të origami në botë. Kujtojmë që Arbnora ka hyrë edhe më herët në librin e rekordeve Guinnes pasi realizoi mozaikun më të madh origami në botë me flamurin e Kosovës

Advertisement