Connect with us

Kronike

Digjet banesa në fshatin Bubullimë të Lushnjës, ndërron jetë 82-vjeçari

Një banesë në fshatin Bubullimë në Lushnjë është përfshirë nga flakët për pasojë një i moshuar ka humbur jetën. Shkak i flakëve dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa në banesë kanë qenë çifti i bashkëshortëve Kristina dhe Koli Koçi. 82-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa e shoqja e tij ka arritur që të shpëtojë. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Advertisement