Connect with us

Kosova

Kurti kopjon Vuçiçin, cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

Sipas analistit Baton Haxhiu, në teatrin politik të Kosovës, po zhvillohet një akt i ri i projektuar dhe drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, teksa po fshihen pëshpëritjet për zgjedhje të parakohshme në gusht të vitit 2024.

“Ky nuk do jetë vetëm një cikël tjetër zgjedhor; por kryesorja një lëvizje strategjike në një lojë komplekse gjeopolitike, e diktuar nga dinamikat e brendshme dhe rrjedhat ndërkombëtare” – thotë Haxhiu në një shkrim editorial.

“Imagjinoni diasporën kosovare, të shpërndarë anembanë globit, që kthehet në atdheun e saj në zemër të verës, teksa kujtojmë se ndikimi i tyre nuk është vetëm numerik. Kurti, i vetëdijshëm për këtë ndryshim potencial elektoral, po luan kartat e tij, midis vizionit për zgjedhje dhe dëshirës së komunitetit ndërkombëtar për stabilitet dhe zbatimin sa më shpejt të marreveshjeve me Serbinë” – thekson Baton Haxhiu

Sipas tij, qeveria e Kurtit, duke shprehur dëshirën për të konsoliduar pushtetin para disa ngjarjejeve ndërkombëtare, si përshembull zgjedhjet presidenciale në SHBA, duket se po vendos në mënyrë të kujdesshme kohën politike të Kosovës në sinkron me dinamikat globale.

“Me sjellje të paqëndrueshme që jo pak here kanë acaruar Perëndimin dhe i akuzuar për “politikën e strucit”, një qëndrim i tillë rrezikon të pengojë progresin e Kosovës si shtet i njohur ndërkombëtarisht.Gjithashtu, stili i udhëheqjes së Kurtit, i shenjuar nga tendencat autokratike dhe populiste, ka ngritur shqetësime për përkushtimin e tij ndaj normave demokratike. Në këtë tablo, lëvizja e mundshme e Kurtit drejt zgjedhjeve të parakohshme në gusht të vitit 2024, mund të cënojë seriozish  marrëdhëniet e tij me SHBA dhe Bashkimin Europian” – shkruan analisti Haxhiu

Advertisement