Connect with us

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Ja pse Berishën e braktisi Meta e partitë aleate

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu komentoi masën e sigurisë së kërkuar nga Prokuroria Speciale (SPAK) për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe procesin e nisur ndaj tij për korrupsion pasiv sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi Spahiu tregoi se çfarë do të ndodhë nesër me Sali Berishën, teksa shtoi se nëse do të jetë në sallën e gjyqit do merret me makinë nga policia dhe do shoqërohet për në banesë.

Po ashtu, juristi Spahiu zbuloi edhe arsyet pse Berishën po e braktis ish-presidenti Ilir Meta dhe gjithë partitë aleate, ndërsa theksoi se pas arrestimit në shtëpi ish-kryeministrit i hiqet mandati dhe sipas tij, gjykimi i ish-kryeministrit zgjat deri në vitin 2026. Ndërkohë Spahiu shtoi se Sali Berisha aktualisht është i braktisur nga të gjithë, edhe nga mbështetësit, gjë që u duk më së miri në protestën e thirrur prej tij javën që shkoi ditë më parë ku nuk ishin mbledhur më shumë se 100 vetë.

-Zoti Spahiu, iu duket i pritshëm afat kohor i procedurave që është lënë për arrestimin e Sali Berishës?

Po janë procedura të përcaktuara në ligj, gjykatës i duhet 5 ditë afat për të marr një vendim. Brenda 24 orëve Prokuroria e Posaçme ka dërguar kërkesën dhe e ka pasur të gatshme sepse është e njëjtë me atë  që i paraqiti Kuvendit. Unë e kam deklaruar  që prokuroria do të kërkoj arrest shtëpiak dhe arsyet pse ka kërkuar dy masa është për t’i paraprirë një mosrespekti nga ana e Berishës.

Nëse gjykata vendos arrest shtëpie dhe Sali Berisha e kundërshton, atëherë SPAK nuk ka pse krijon procedurë parlamentare dhe atëherë ka të drejtë për të rënduar pozitën e tij nga arrest shtëpiak në arrest me burg. Berisha ka deklaruar se nuk e njeh autoritetin e prokurorisë dhe gjykatës dhe për këtë janë kërkuar dy masa.

-Si i pe deklaratat e Berishës pasi u votua në Parlament heqja e imunitetit të tij?

Çdo qytetarë ka të drejtë të mbrohet me ligj. Pyetja që ngrihet është Sali Berisha po kërkon të konsiderohet i barabartë para ligjit apo i pabarabartë. Nëse një qytetarë i thjesht nuk do respektonte vendimin e gjykatës për paraqitje dy herë në muaj, atëherë gjykata do e lejonte? Nuk ka pasur asnjë rast të tillë. Berisha është trajtuar në mënyrë të privilegjuar, duke respektuar moshën dhe begraundin e tij politik.

-Me gjithë vendimet që merren për Berishën, si i sheh komentet që ai bënë për SPAK-un?

Ai për të gjitha institucionet bënë deklarata të tilla. Po kur Gjykata Kushtuese vendosi kundër Edi Ramës për ardhjen e emigrantët afrikanë ishte degë e Sali Berishës, sepse kështu i bie me këtë logjik. Ku interesi i tij preket atëherë ajo është bandë. Pse Rama e liroi dhëndrin e tij? Ata gjyqtarë nuk janë kinez kanë dal nga gjiri popullit kanë dal edhe nga gjiri i opozitës dhe kanë marrë edhe konsensusin e demokratëve. Është e padrejtë që të mblidhen 9 analistë dhe të nënvlerësojnë gjyqtarët.

-A e ka Berisha mbështetjen e Gazment Bardhit dhe Ilir Metës?

Unë e kam ndjek Sali Berishën dhe atë parti që kur kam qenë i vogël. Atje nuk ishte asnjë nga themeluesit e PD, nuk ishin qytetarët, pronarët, ish të përndjekurit, ish- ministrat, nuk ishte askush, as familjarët e tyre, sikur 10 familjarë të nxirrte çdo deputet. Edhe në një xhenaze në një fshat kur vdes kryeplaku nuk mblidhen aq pak njerëz. Berisha nuk ka qenë kurrë më i vetmuar, një njeri që u votua nga 1 milionë njerëz për të ardhur në pushtet dhe nga 1 milionë u katandis në 120, as shoqata e peshkatarëve nuk mbledh aq pak njerëz.

Është trishtuese të ndjekësh fundin dhe shkërmoqjen e forcës kryesore politike që ishte Partia Demokratike dhe kjo është braktisje për një individ, se populli opozitar është më i madh se ç’mendoni. Ndëshkimi që i ka bërë elektorati demokrat Berishës është 1 milionë herë më i madhe se ndëshkimi që i bëri SPAK për t’u ngrohur në oxhakun e familjes.

Nuk ka rëndësi se më kë është Bardhi, ndjej keqardhje që ai i zë besë Berishës. Ilir Meta nuk ka për të qenë në koalicion me Berishën. Duket qartë se ka një reflektim të Metës në raport me “Foltoren” dhe me Berishën. Meta nuk po e hedh poshtë po del më një deklaratë për shtyp dhe e mbron, sa për të larë gojën, por po largohen çdo ditë e më shumë ndaj “Foltores”.

-Rama e votoi në Parlament arrestimin e Berishës dhe Basha jo. Keni një koment?

Është veprim i duhur, Bashës nuk do t’i takonte të jepte voton për heqjen e imunitetit. Të kesh qenë në një qeveri dhe në të njëjtat lista mund ta shmangësh votën dhe ai këtë bëri. Ndërsa Edi Rama i bëri karshillëk, shfryu gjithë kërcënimet e Sali Berishës.

Elektorati demokratë ndryshe nga socialistët është më i varfër, është niveli më i ulët ekonomik i papunësisë dhe kur kanë parë qytetarët që këta akuzohen për kulla kanë thënë ne do dalim të mbrojmë këta që i kemi parë si simbolin e ndershmërisë dhe vjen një ditë që edhe ai që të ka parë si idhull ndërgjegjësohet. Imagjinoni sikur media të mos ti jepte kaq hapësirë atij, çfarë do ndodhte?

-Të martën në orën 10 do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme sa i takon kërkesë së Prokurorisë Specialë (SPAK) për ndryshmin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”. Çfarë do të ndodhë pas përfundimit të seancës? 

Vendimi me të gjithë kushtet, kohën rrethanat më të cilën duhet të zbatohet vendimi i arresti, i jepet policisë shtetit për ta ekzekutuar, duke zbatuar vendbanimin. Nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK ekzekutimi ndodh që të martën. Berisha nëse është në sallë, merret me makinë nga policia dhe shoqërohet për në banesë. Nga aty polici qëndron në derë deri në ditën që Gjykata e deklaron të fajshëm apo të pafajshëm.

Duhet të përfundoj hetimi, pastaj duhet të përfundoj gjykimi, gjë e cila është një procedurë që do të shkojë përtej zgjedhjeve të vitit 2025, pas zgjedhjeve parlamentare të 2025, sepse është një proces kompleks. Është e domosdoshme që të respektohet vendimi i Gjykatës. Mund të ndodh që ndonjë Gjykatë Apeli, një Kushtetuese të zhvlerësoj vendimin e arrestit shtëpiak, siç ndodhi me Jamarbër Malltezi që nga burgu e nxorën.

Aktualitet

Abuzim me tenderin 143 mln lekë në UKT, dërgohen për gjykim 3 punonjësit dhe biznesmeni

TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 punonjës të UKT-së, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me një tender me vlerë 143.618.333 lekë dhe kanë favorizuar ‘W Center’ sh.p.k me administrator Bledar Shemaj. Edhe ky i fundit është marrë i pandehur.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr. 161, të vitit 2020, dhe ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq (datë 07.05.2024), në ngarkim të pandehurve:

– Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal.

– Bledar Shemaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 190/1, të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera rezulton se, të pandehurit Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, punonjës të shoqërisë tregtare “Ujësjellës Kanalizime” sh.a., dega Tiranë, kanë marrë pjesë si anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave dhe më pas, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në procedurat për prokurimin me objekt “Blerje kimikate dhe karbon aktiv për UKT sh.a”, me procedurë të hapur marrëveshje kuadër, të datës 11.01.2019, me vlerë 143.618.333 lekë pa TVSH. Ata akuzohen se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë “W Center” sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj. Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme.

Ndërkohë që i pandehuri Bledar Shemaj, akuzohet se ka paraqitur në këtë procedurë prokurimi një kontrate pune duke paraqitur rrethana të rreme mbi punësimin e shtetasit Q.M në shoqërinë e tij (si manovrator i mjeteve të rënda), specifikim për të cilin kishte patur ankesa më parë nga operatorë të tjerë, si dhe ka paraqitur rrethana të rreme në deklaratën e plotësuar prej tij si dokument standard mbi kontratat e paraqitura për marrjen me qira të mjeteve me të cilat do të kryente shërbimet, në një kohë që nga zbatimi i kontratës rezulton se shërbimi është kryer duke përdorur mjete që i’u përkasin shoqërive të tjera.

Continue Reading

Aktualitet

Po bëhet viral me qepët e tij, synon Guiness-in: Do bëj varg 110 metra, kërkoj ndihmë nga shteti

Ambiciet e tij kanë shkuar përtej fitimeve financiare. Kujtim Plangaj nga fshati Boks në Shkodër, ka spikatur në mesin e shumë fermerëve me risitë që sjell.

Traditën shekullore të kultivimit të qepëve të Drishtit e ruan prej 33 vitesh dhe kërkon që të futet në librin Guiness me një varg 110 metra të gjatë.

“Vitin e kaluar bëra një varg me qepë 10.5 metra të gjatë dhe e pëlqyen shumë njerëz. Tani dua të thyej një rekord edhe për nder të kësaj ure shekullore siç është Ura e Mesit. Do bëj një varg 110 metra të gjatë. Ju bëj thirrje shtetit për një donator që më përkrahin mendimin sepse ka një lodhje dhe sakrificë të madhe realizimi i vargut”, shprehet fermeri.

Rrjetet sociale i ka përdorur në dobi të punës. Vitet e fundit nuk i është dashur të dalë në treg pasi për çdo shitje procedon online.

“2 vitet e fundit ka pasur ecuri pozitive nga ana e tregut. Çmimi ka arritur në nivelin e duhur. Qepën tonë e marrin se ka shije. Nëse e  shet 100 lekë kg kalon një jetë normale”, thotë mes të tjerash.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

U mbyt në Bunë bashkë me tre fëmijët/ Zbardhen momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj. Ndërkohë që Prokuroria konfirmoi edhe lëvizjet e fundit të nënës dhe tre fëmijëve të saj, mbrëmjen para se t’i jepte fund jetës, ku ajo u pa t’u takonte në një kafe me kunatën e saj. Dhe pas qëndrimit për afro 2 orë dhe ndarjes me të, ajo me fëmijën e vogël në krah dhe dy vajzat që e shoqëronin, të merrte rrugën në trotuarin që të çon te ura e vjetër e lumit Buna.

 “Nga të dhënat e hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se më datë 3 Maj 2024, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi Ergdys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur.  Nga deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, del se më datë 2 Maj 2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi. bashkë me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër.  Aty ku kanë qëndruar për rreth dy orë dhe nga ku më pas mësohet se Alma Arrazi, i ka thënë kunatës se do ta merrte vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej”, thuhet në dosje. Por nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se Alma Arrazi në fakt nuk i kishte treguar të vërtetën kunatës së saj. Pasi ndryshe nga sa i tha, se do shkonte te i vëllai, ajo vihet re më tej teksa ecën në trotuarin që të çon për në urën e lumit Buna. Aty ku në muzgun e ditës, në fillim të urës humbasin edhe gjurmët e saj dhe të fëmijëve. Nga ky moment kamerat në zonë nuk kanë mundur të fiksojnë më tej lëvizjen e tyre.

“Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është  ndarë nga kunata, Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te ‘Ura e Bunës’ së vjetër, në drejtim të ‘Kishës së Zojës’, Shkodër. Ndërkohë që dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 2 maj 2024”, sqaron prokuroriaPor si mundi Alma e vetme ta bëjë një akt të tillë? A e kishte paramenduar ajo në kokën e saj të gjithë këtë skenar? Çfarë ndodhi me të dhe fëmijët pasi u futën në urë atë mbrëmje, kur drita sapo kishte rënë mbi qytet? Është e vështirë për të menduar se si ajo është sjellë në ato momente dhe si ka mundur ta kryejë e vetme një akt të tillë, nëse ishte e kthjellët në veprimet e saj, apo e rënduar psikologjikisht, duke pasur parasysh edhe dy vajzat në moshë të rritur, si edhe faktin që parmakët e urës së vjetër në lumin Buna, janë në një lartësi që e kalojnë shtatin e tyre. Si edhe faktin që në atë orë, ura ka pasur ende vizitorët e saj dhe dikush duhet të kishte parë diçka të pazakontë. Por për grupin hetues nuk ka dyshime se këto parmakë të urës, ku edhe peshkatarët duhet të ngjiten deri lart për të hedhur grepat, janë vendi nga ku Alma hodhi fillimisht vajzat e saj dhe më pas veten dhe djalin, për tu vetëflijuar në një akt të pashembullt.

“Më datë 4 maj 2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë u njoftuan se në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njësia Administrative Dajç, është gjetur trupi i pajetë i një fëmije të mitur, që më pas u identifikua si shtetasja E.A, e datëlindjes 20 Tetor 2015. Ku pas këqyrjes së kufomës, nga ana e mjekut ligjor, nuk u konstatuan shenja dhune. Si edhe u vendos kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe të shkakut të vdekjes”, thotë Prokuroria./Marrë nga BW

Continue Reading

Aktualitet

Media italiane: Shqipëria, mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura në Evropë

Cilat janë plazhet më të bukura në Evropë? Ne ju sugjerojmë 15 destinacionet më të bukura për të zbuluar këtë verë, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “Wom Travel”.

Nga plazhet e arta të Algarve deri te xhevahiret sekrete të Shqipërisë, ja disa nga destinacionet frymëzuese për pushimet tuaja të ardhshme sipas renditjes “European Best Destinations” (Destinacionet më të mira evropiane).

Ksamil, Shqipëri

Një nga perlat sekrete të Evropës që ia vlen të zbulohet është bregdeti i Shqipërisë. Zbuloni plazhet më të bukura duke bërë një ndalesë në Ksamil, ndër destinacionet bregdetare më të bukura në Evropë.

Plazhi i Ksamilit është një nga plazhet më të bukur në të gjithë vendin dhe ndodhet në Rivierën Shqiptare, jo shumë larg Sarandës. Ksamili karakterizohet nga katër ishuj të vegjël të mbuluar nga bimësia mesdhetare të cilat janë shtëpia e disa prej plazheve më të bukura dhe më sekrete në të gjithë Shqipërinë.

Ishujt mund të arrihen duke notuar ose në këmbë nëse batica është e ulët.

“Wom Travel” e ka renditur Shqipërinë mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura në Evropë për pushime në 2024:

1-Ksamil, Shqipëri

2-Gjiri Ghajn Tuffieha, Maltë

3-Plazhi Monte Clerigo, Portugali

4-Plazhi Oludeniz, Turqi

5-Canal d’amour, Korfuz

6-Porto Timoni, Korfuz

7-San Andrés, Tenerife, Spanjë

8-Plazhi Odeceixe, Portugali

9-Gjiri i Shën Palit, Rodos

10-As Catedrais, Spanjë

11-Calpe, Spanjë

12-Porto Katsiki, Lefkada

13-Plazhi Scialara, Vieste

14-Plazhi Grado, Grado

15-Plazhi Vai, Kretë

Continue Reading

Aktualitet

Breshëri godet Qarkun e Korçës, dëmtohen të mbjellat në dy fshatra

Moti i keq me reshje shiu e breshëri ka përfshirë Qarkun e Korçës pasditen e sotme. Si pasojë e reshjeve janë dëmtuar kulturat bujqësore, në dy fshatra të njësisë administrative Leskovik, Gërmenj dhe Shelegur.

Raportohet se dëmtime të shumta ka pasur edhe në pemët frutore si qershi dhe kumbull. Ndërkohë gjatë kësaj jave sinoptikanët kanë parashikuar se vendi ynë do të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe temperaturat do të arrijnë deri në 5 gradë celcius.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING