Politike
Kulluri ‘përplaset’ me analistin Genc Burimi
Një debat është zhvilluar mes analistit Genc Burimi dhe sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri. Ky i fundit kritikoi retorikën politike të Burimit, që sipas tij është pro ‘foltores’ së Berishës.
Nga ana tjetër, analisti u përgjigj duke thënë se kritikon të gjithë politikanët dhe se nuk favorizon asnjërin dhe për t’i dhënë argument qëndrimit të tij rikujtoi qëndrimin e Bashës menjëherë pas shpalljes non-grata të Berishës nga SHBA-të.
Pjesë nga debati
Kulluri: I pari që ka çuar telegram për Biden ka qenë Berisha dhe më pas Basha. Berisha e ka grisur telegramin ndërsa Basha i ka qëndruar telegramit.
Kulluri: Kjo është e vërteta prandaj është qesharake. Retorika juaj dhe e jotja personale kundër SHBA-ve, për PD-në është vijë e kuqe dhe harroje ti dhe të gjithë ata që bëjnë retorikë anti-amerikane në Shqipëri që do ta shtyjnë partinë Demokratike në kurs anti-BE.
Kulluri: Qëndrimi i sotëm është ‘non-grata’ mos hap librat e historisë.
Burimi: Unë u bie të gjithëve, Berishës e Ramës. Unë të vë në sfidë ty, kam vënë në krahasim Berishën me Putinin.