Connect with us

Aktualitet

‘Në gatishmëri të plotë…’/ Peleshi paralajmëron reshje intensive shiu në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëron për reshje intensive shiu gjatë ditës së shtunë. Sipas parashikimeve, shiu do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit.

“Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.  Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate”, shkruan ai.

Advertisement