Connect with us

Rajon

Rrufe mallkimesh nga Serbia/ Vuçiç për avokatin që bëri homazhe në Prekaz

Avokati serb Çedomir Stojkoviç ditë më parë vendosi lule mbi varrin e vajzës shtatë vjeçare, Blerina Jashari, e cila u vra prej forcave serbe në vitin 1998.

Ai gjithashtu bëri homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, prej nga ku iu kërkoi falje shqiptarëve për krimet e kryera nga regjimi serb i kriminelit Slobodan Milosheviç.

Kjo ka ngjallur reagimin e ish-ministrit të asaj kohe, presidentit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili përmes fjalëve të tij shfaqi edhe një herë urrejtjen patetike ndaj shqiptarëve.

I pyetur nëse pas gjithë kësaj, duhej arrestuar avokati Stojkoviç, ai deklaroi: –  “Ky është një turp me të cilin ai do të jetojë gjatë gjithë jetës së tij dhe do ta ketë mbi shpatulla.Policia dhe prokuroria duhet ta kryejnë punën e tyre në këtë drejtim”

Kujtojmë se pak kohë më parë, homazhe në Prekaz bëri edhe politikani Nikola Sanduloviç, i cili pamjet i publikoi në rrjetet sociale, veprim ky qe I kushtoi shumë pasi ai u arrestua nga Shërbimi Informativ i Serbisë (BIA), të cilët më pas aq shumë e kishin rrahur brutalisht, sa që thuhet se i kanë paralizuar njërën pjesë të trupit.

Advertisement