Connect with us

Sport

Guardiola flet për Foden: Po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës

“Qytetarët” e Manchester City dhuruan spektakël në transfertën e mbrëmjes së të hënës që sapo lamë pas, teksa mundën në transfertë skuadrën e Brentford, me rezultatin e thellë, 1 me 3, ku protagonist abosult ishte “fantazisti” 23-vjeçar, Phil Foden, me këtë të fundit, që arriti të shënojë të tre golat, duke e çuar në vetëm 2 pikë diferencën me “Të Kuqtë” e Liverpool, të vendit të parë.

Një koment të shkurtër pas ndeshjes e bëri edhe tekniku spanjoll, Pep Guardiola, i cili theksoi faktin, se Foden është duke kaluar momentin e tij më të mirë në karreirë. Më tej, Guardiola u ndal edhe te rekordi i nëntë fitoreve radhazi në kampionat, teksa u shpreh se nuk e ka mendjen te rekordet, por te sfida e radhës, ndaj “Bluve” të Everton.

“Mendoj se Foden po zhvillon sezonin më të mirë qëkur unë edhe ai jemi bashkuar. Është i pabesueshëm se sa mirë luan aty në qendër, e ka pasur gjithnjë instiktin e golit. Ka zhvilluar një numër të lartë ndeshjesh me Cityn dhe këtë sezon ka një rëndësi të veçantë. Numrat e tij janë shumë të mirë dhe është i mrekullueshëm me atë që po tregon në fushë.Nëntë fitoret radhazi? Nuk i mendoj fare, vetëm më intereson të kem sa më shumë lojtarë në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Everton. Nuk mendoj kurrë për rekordet apo fitoret radhazi, më intereson të fitoj vetëm ndeshjen e radhës”,- u shpreh tekniku spanjoll.

Advertisement