Connect with us

Bota

SHBA-Zv/presidentja e parë grua/ 10 sekretet e Kamala Harris

Fitorja e Joe Biden do të sjellë në Shtëpinë e Bardhë dhe zëvendës presidenten e parë femër mbi të gjitha me ngjyrë dhe nga Azia e Jugut. Ajo do të jetë Kamala Harris. Ajo që kandidoi kundër Bidenin dhe ishte shumë e ashpër me të në fushatën e primareve demokrate brenda partisë do të thyejë një tjetër rekord në karrierrën e saj marramendëse në politikë. Ish prokurorja e përgjithshme e Kalifornisë, shpesh herë e kritikuar për qëndrimet e ashpra ndaj më të dobtëve, u zgjodh si zvendëse e bidenit për shkak të moshës dhe aftësisë. Ajo shihet si pasardhsja e atij që për arsye biologjike do ta ketë vështirë të kërkojë edhe një mandat të dytë, por edhe si një personalitet i fortë që rethanat mund ta sjellin si presidente që gjatë katër vjetshit të parë. Lapsi.al po sjell 10 nga pikat më pikante të Kamala Harris…

1. Zambak uji
Ajo lindi më 20 tetor 1964 në Oakland, emri i saj i parë vjen nga sanskritishtja dhe do të thotë “zambak uji” (është gjithashtu një emër alternativ për perëndeshën Lakshmi). Gjatë fëmijërisë së saj në Gjirin e San Franciskos, të alternuar me udhëtimet në Indi, Harris frekuentoi një tempull Hindu.

Si e rritur, ajo do të përqafojë besimin protestant. Doug Emhoff, burri i saj që nga viti 2014, është hebre, ashtu si edhe dy fëmijët e Emhoff, shumë afër Harris të cilin ata e quajnë “Momala”, një term i cili rimon me “mamaleh” (“i dashur”) i dashur i jidish.

2. Shyamala
Nëna luajti një rol qendror në jetën e saj. Vajza e madhe e një familje në Indinë e Jugut), Shyamala u largua në moshën 25 vjeç për të studiuar në Berkeley, ku u bë një studiuese e kancerit. Kamala ishte 7 vjeç kur nëna e saj u divorcua nga Donald Harris, një ekonomist xhamajkan me të cilin ajo u takua në Berkeley, në kulmin e luftës për të drejtat civile. Eshtë ajo që rriti Kamalën dhe motrën e saj Maya (e cila do të luajë një rol të rëndësishëm në fushatën e Hillary Clinton). Një tjetër ndikim kryesor: ai i gjyshit të saj nga nëna, P. V. Gopalan, një zyrtar i lartë i pakorruptueshëm indian dhe një personalitet i fortë.

3. Procesi tronditës
Krahu i majtë i Partisë Demokrate e akuzon atë se gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore ka qenë shumë e padrejtë me qytetarët e akuzuar dhe e butë me gabimet e policisë. Në fakt, ajo ka mbështetur një ligj të ashpër për recidivistët. Por zhurmën që u bë me këtë rast ajo u përpoq ta amortizojë përmes disa disa iniciativash që përmirësonin të drejtat e viktimave. Ajo ka arritur gjithashtu një fitore të madhe pasi refuzoi një ofertë prej 4 miliardë dollarësh nga ëall Street për të ndihmuar viktimat e krizës subprimeve në 2008, duke fituar në fund pesfish më shumë, 20 miliardë dollarë për qytetarët që kishin dalë të humbur nga spekullimet financiare.

4. E tradhëtuar
Gjatë fushatës së saj për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të San Franciskos, ajo su shpreh hapur kundër dënimit me vdekje, edhe në rastet kur viktima ishte një oficer policie. Por jeta ia solli që duhet të vinte në praktikë bindjet e saj. Një anëtar i forcës policore të San Franciskos u vra pak kohë më pas se harris kishte filluar detyrën. Ajo i qëndroi besnike premtimit të saj dhe nuk pranoi të kërkojë dënimin me vdekje. Por në varrimin e oficerit të policisë ndodhi një kthesë dramatike: Senatorja demokrate, Dianne Feinstein e kritikoi Harris dhe kërkoi dënimin me vdekje për vrasësin. E habitur, Kamela u betua se nuk do ta harrojë kurrë këtë tradhëti.

5. E kaluara e sikletshme
E kaluara e Kamala Harris jo gjithmonë ka qenë kaq e lavdishme. Mediat kanë risjellë një histori të sikletshme të saj, duke aluduar se ajo është ngritur deri këtu, falë aferës seksuale me politikanin e fuqishëm Willie Brown.
Gjithçka nisi në vitin 1993. Brown atëhere ishte 60 vjeç dhe ishte kryebashkiaku i parë me ngjyrë. Ai drejtonte San Franciskon. Por, ai kishte edhe një passion tjetër: femrat.

Edhe pse ishte i martuar, Broën përltej për të dashurat e tij. Dhe një prej tyre ishte pikërisht Kamala Harris, atëhere vetëm 29 vjeç. Në ato kohë flitej se Brown do të linte të shoqen, për t’u martuar me Harris. Gjë që në fakt nuk ndodhi.

6. Therëse
E zgjedhur në vitin 2016, senatorja “e re” nga Kalifornia ra në sy shpejt. Ajo është e pakonkurueshme kur puna ia do të përballet me seanca pyetjesh me zyrtarët e lartë. Eshtë bërë hit një seancë në vitin 2017, kur ajo debatoi me Ministrin e Drejtësisë Jeff Session me një stuhi pyetjesh vdekjeprurëse. Paniku i personit në fjalë: “Unë nuk mund të gozhdohem kështu, kjo më bën nervoz! Ajo e përsërit të njëjtën performancë një vit më vonë me Brett Kavanaugh, i cili qe i emëruar i Trump për në Gjykatën e Lartë.

7. Beau Biden
Miqësia e saj me Beau Biden, djalin e madh të preferuar të babait të tij, i cili vdiq nga kanceri në 2015, është e njohur. “Kjo lidhje ishte e rëndësishme për mua mora vendimin për ta bërë kandidate për zv presidente”, tha Biden kur e prezantoi atë.

Beau dhe Kamala ishin kryeprokurorë, ai në Delaware, ajo në Kaliforni. “Ne kemi folur me njëri-tjetrin pothuajse çdo ditë dhe nganjëherë disa herë në ditë”, “Ai ishte dikush që i shtynte njerëzit të bëheshin më mirë”, tha Harris në fjalimin e saj të parë në fushatë.

8. Silicon Valley
Harris e njeh shumë mirë elitën e teknologjisë së Silicon Valley të cilët kanë shoqëruar nga afër ngritjen e saj meteorike në politikë, fillimisht në San Francisko dhe pastaj në të gjithë Kaliforninë. Ajo është veçanërisht e afërt me Laurene Powell (foto poshte), e veja e Steve Jobs dhe e njeh mirë Sheryl Sandberg, presidentin e Facebook.

Sean Parker (presidenti i parë i Facebook) e ftoi atë në dasmën e vet, Marc Benioff (CEO i plotfuqishëm i Salesforce) e sheh atë si “një nga njerëzit më të drejtë që kam takuar ndonjëherë”.

9. Wall Street
Titanët e financave nuk e fshehën lehtësimin e tyre për lajmin e emërimit të saj në krah të Joe Bidenit: ata i druheshin një të majte radikale si Elizabeth Warren. Por Silicon Valley dhe Wall Street mbeten sërish me njërin sy hapur. ndonëse Kamala Harris nuk do të vendosë politikën e Biden ndaj tyre përsëri presioni mbi administartën e re do të jetë i fortëtë, për të rregulluar një kapitalizëm që ka humbur çdo sens mase dhe barazie.

10. Trump
Në vitin 2011, ishin vetëm 5,000 dollarë; dy vjet më vonë, 1000 dollarë. Njuorkezi i miliarder që vuri dorën në xhep për të ndihmuar kandidatin Kamala Harris ishte … Donald Trump. Kontribute jo shumë spontane, të bëra me porosinë e një demokrati me ndikim, por ato tregojnë se as Trumpi nuk e shihte Harrisin si të majtën radikale që kërkoi të përshkruajë gjatë fushatës. Provë për këtë janë edhe fyerjet e dobëta që ai gjeti për të: “e keqe”, “false”, “mediokre”.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *