Kosova
Treni iku Aleksandër/ Bytyçi tregon sekretet e fshehura
Sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi, jo pak diplomatë e politikanë në Evropë e SHBA shpresojnë e ndoshta besojnë ende se presidenti serb Aleksander Vucic mund të ndërrojë trenin në drejtim të integrimeve euro-atlantike, gjë që nuk ka shanse të ndodhë
“Unë besoj se kjo kategori ndërkombëtarësh ia kanë bërë me dije presidentit të Serbisë se ata janë në dijeni të implikimit të tij në aktin e terrorit në Banjskë. Ai nuk do bashkepunoje per rastin e sulmit terrorist dhe po perpiqet te fitoje koke. Por ne Perendim besojnë aq shumë, sa nganjëherë më duken aq naivë. Në njëfarë mënyre kanë të drejtë të besojnë, sepse nuk mund të besojnë që dikush që jep fjalën është aq gënjeshtar sa Aleksandër Vuçic” – deklaroi profesor, doktor Enver Bytyçi.
Ai thotë se duke përdorur Banjskën, kjo kategori diplomatësh nuk lejojnë që prokuroria të ngrejë akt-padi.
“Kjo do të thotë se kur këmbëngul qeveria, ndërkombëtarët i bllokojnë proceset përmes gjyqësorit. Kjo praktikë është shumë e rrezikshme, për mendimin tim. Edhe prokuroria e Kosovës duhet të çlirohet nga ndërhyrjet politike e diplomatike dhe të bëjë punën e saj. Nuk është në interesin e Kosovës që ngjarja, ky akt terrorist i pashembullt, të mos ndëshkohet. Kosovës nuk duhet t’i interesojë fati i Serbisë dhe as i presidentit të saj. Kosova duhet të kujdeset për fatin e vet”.
Analisti I njohur gjithashtu tregoi edhe se çfarë duhet të bëjë qeveria e Kosovës, në rast se vazhdon të mos ngrihet asnjë aktakuzë për sulmin terrorist të 24 shtatorit.
“Qeveria e Kosovës duhet te tregoje ne public gjithew materialin e dosjes së implikimit të autoriteteve serbe në aktin terrorist të Banjskës. Ndryshe praktikat e ndërhyrjeve dhe presionit ndaj gjyqësorit do të vazhdojnë. Dhe nëse nuk bëhet akt-padi për të akuzuarit, atëherë ky publikim duhet adresuar te mediat ndërkombëtare. Ndryshe Banjska mund të përsëritet. Ne kemi parë se si përsëriten krimet e ndëshkuara e jo më atë të pandëshkuarat. Mosndëshkimi i këtij akti, nesër do t’i bëjë bashkëfajtorë edhe prokurorët specialë të Kosovës, kur rasti mund të ndodhë sërishmi” – potencoi profesor, doktor Enver Bytyçi.