Connect with us

Politike

A do të rriten çmimet për turizmin në vend? Ministrja Kumbaro: Me kalimin e kohës…

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e ftuar në një emision, ka folur mbi zhvillimet rreth turizmit në vend, por edhe planet për të ardhmen në këtë sektor.

Kumbaro u shpreh se Shqipëria i ka kaluar pritshmëritë e saj pas pandemisë, teksa shpjegoi se numërimi i turistëve bëhet duke marrë në konsideratë pasaportat e huaja që hyjnë në vend

Sa i përket artikujve për Shqipërinë në mediat ndërkombëtare, Kumbaro u shpreh se pas tyre nuk ka një sponsorizim nga Ministria e Turizmit, por ka qenë iniciativa e vetë mediave dhe gazetarëve të huaj.

Megjithatë ajo zbuloi se ka pasur mbështetje nga ministria për një dokumentar në BBC dhe një promovim në bashkëpunim me partnerë gjermanë për Shqipërinë.

 

 

Kumbaro foli edhe për çmimet në sektorin e turizmit duke thënë se Shqipëria ofron çmime më të ulëta për shkak se është një treg i ri, por theksoi se ashtu si vende të tjera, me kalimin e kohës në këtë industri do të ketë edhe një rritje të çmimeve.

Rezultatet e turizmit

Kumbaro: Viti 2022 krahasuar me rajonin dhe periudhën e pandemisë ishte një rikuperim i shifrave që tejkaloi pritshmëritë tona. Pritshmëria është shumë e madhe ndaj Shqipërisë. Në asnjë moment nuk kemi thënë që duam të arrijmë shifrën 10 milionë, por që ata që largohen të jenë të kënaqur sepse do jenë ambasadorët më të mirë për ne.

Numërimi bëhet me hyrje të pasaportave të huaja që vijnë në Shqipëri. Pasaporta e huaj tregon që personi nuk është rezident. Këtu nuk llogariten shtetasit shqiptarë dhe emigrantët që vijnë me pasaportë shqiptare. Sistemi TIMS na i jep hyrjet në mënyrë të saktë. Çdo person që vjen të kalojë më shumë se një ditë në një vend dhe që nuk është rezident quhet turist

Sponsorizimi i artikujve

Kumbaro: Edhe sikur të sponsorizohen artikujt për Shqipërinë është në detyrën e Ministrisë së Turizmit të investojë në promovimin e vendit. Megjithatë ju garantoj se artikujt e botuar nuk janë financuar nga ne. Ne kemi bërë një gjë tjetër. Kemi ndjekur në mënyrë obsesive rrjetet sociale ku vetë turistët kanë shërbyer si ambasadorët më të mirë për ne. Këto përshtypje kanë bërë jehonën e tyre në media. Javën që vjen Shqipëria do të shpallet zyrtarisht si vendi i nderit për Berlinin 2025 me një promovim bashkë me partnerët tanë gjermanë në të gjithë botën. Kjo mbështetet financiarisht nga Minisria e Turizmit.

Kemi mbështetur një dokumentar të rëndësishëm në BBC, por publikimet e tjera kanë qenë iniciativa të vetë mediave dhe gazetarëve të huaj.

Çmimet e lira

Kumbaro: Shqipëria është e lirë sepse është një treg i ri. Megjithatë ne nuk kemi promovuar çmimet e ulëta, por kemi promovuar se në Shqipëri mund t’i gjejnë të gjitha. Ne e shohim Shqipërinë si një plotësues ne hartën e Mesdheut. Ne nuk mund të jemi në garë me gjigantët që kanë 60 vjet në këtë industri. Dhe kur ke kaq shumë vjet në industri ka edhe rritje të çmimeve dhe kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë.

Politike

‘Amerika nuk e do ish kryeministrin’/ Gazetari i njohur zbërthen deklaratën e Escobar për Berishën

Gazetari Endri Xhafo duke komentuar deklaratën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, tha se ajo është një mesazh i drejtpërdrejtë për Sali Berishën.

“Ne kemi nevojë për një opozitë që mund tëbëjë me përgjegjësi qeverinë, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat e rrugës evropiane të Shqipërisë. Për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, të jetë e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, ishte deklarata e Escobar.

Xhafo solli në vëmendje atë se çfarë ndodhi gjatë periudhës 1992-1996, gjatë kohës që Sali Berisha ishte President, duke shtuar se kulmi arriti me zgjedhjet e 26 majit dhe dhunën e ushtruar ndaj disa prej figurave kryesore të opozitës së asaj kohe, dy ditë pas zgjedhjeve të 1996.

Xhafo tha se Escobar është në një qëndrim të qartë që “ne nuk e duam Sali Berishën”.

 

 

“Escobar është në një vijimësi qëndrimesh, mesazhi i drejtohet Berishës dhe e thonë qartë që amerikanët nuk e duan”, tha Xhafo.

Në vijim gazetari tha se çështja që shtrohet është nëse në këtë vend ne do të pranojmë që liderët politikët të na i caktojnë ose jo të huajt, qoftë kjo edhe fuqia më e madhe, siç janë SHBA.

“Në një çështje shumë më të ndjeshme, sikundër ajo e Iranit, ne shikojmë se amerikanët nuk flasin me një zë.

Do të ishte mirë të flisnin me një zë, por nuk flasin. Tani në rastin e z. Berisha kemi kongresmenë, pra ligjvënës që kanë folur.

Mua në momente të caktuara më pëlqen të jem sovranist. Por nga ana tjetër po të mos ishte SHBA, as Kosova nuk do të ishte e pavarur, as ne nuk do të ishim në NATO.

Zgjuarsia është që të mos kesh probleme me SHBA, dhe zoti Berisha i ka problemet me ta.

Me shumë gjasë Trump do të vijë në pushtet në SHBA. Demokratët shpresojnë që me ardhjen e Trump në pushtet, gjërat do të ndryshojnë, por ne nuk e dimë nëse do ti vijë rradha të merret me Shqipërinë”, tha Xhafo.

Continue Reading

Politike

Berisha i përgjigjet Escobar: Opozita zgjidhet me votë, nuk emërohet me kërcënime

Sali Berisha, i është përgjigjur zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, pasi ky i fundit tha në një intervistë se shpreson që në Shqipëri nuk do të zgjidhet dukush që kujton ditët e këqija e të vjetra të viteve ’90.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan shkruan se opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar.

Ndërsa më tej, kreu i PD-së i kujton deklaratën e James Baker, i cili kishte deklaruar: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”!

Postimi i Berishës:

Reagim ndaj deklaratës së Zotit Gabriel Eskobar.

Në një intervistë të tij, dhënë gazetares Ilva Tare, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit z. Gabriel Eskobar ndër të tjera ka deklaruar: “Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”.

Me këtë rast i rikujtoj z. Eskobar sa vijon: Koha më e keqe e shqiptarëve kanë qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo që e ktheu opozitën në një fasadë. Në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar. Qytetarët opozitarë me votën e tyre në dy palë zgjedhje pavarësisht manipulimeve, heqjes arbitrare të logos së përfaqësimit, mungesës së plotë të fondeve, komisionerëve dhe numëruesve, kërcënimeve të turpshme, kanë treguar me kurajo se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim. Ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit.

Sa për kujtesë vitet ‘90 kanë qenë vitet e zgjimit dhe daljes nga diktatura. Vitet kur Partia Demokratike udhëhoqi revolucionin demokratik të përmbysjes së diktaturës më të egër të Hitlerit shqiptar të pas luftës, Enver Hoxhës dhe kalimin e vendit nga monizmi në demokraci. Në atë kohë James Baker do u thonte shqiptarëve: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”!

Sa keq që pas 30 vjetesh një burokrat u thotë atyre se nëse zgjidhni atë që dëshironi do të hani bar! Jam i sigurt që shqiptarët dhe demokratët e kanë shumë të thjeshtë zgjdhjen mes këtyre dy modeleve.

Continue Reading

Politike

David Cameron nesër në Tiranë, fokusi i vizitës te emigracioni dhe lufta kundër krimit

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron do të vizitojë Tiranën ditën e nesërme.

Cameron do të udhëtojë nga Londra në Tiranë dhe fokusi do të jetë te bashkëpunimi me autoritetet shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, bandave kriminale dhe sekuestrimit të pasurive të tyre.

Mesdita e së mërkurës do ta gjejë shefin e diplomacisë britanike në kryeministri, aty ku do të ketë një takim me Edi Ramën dhe më pas një dalje të përbashkët për mediat.

Agjenda e David Cameron përmban edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Të dielën kur edhe mediat britanike zbuluan vizitën e David Cameron në Shqipëri, përfaqësia diplomatike në Tiranë bëri me dije se qëllimi i ardhjes është dyndja e emigranteve në Britaninë e Madhe, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë që shkojnë atje në rrugë të paligjshme.

Ky nuk është shqetësimi i vetëm i qeverisë së Londrës. Goditja e grupeve kriminale që merren me trafikun e qenieve njerëzore dhe sekuestrimin e pasurive të tyre është po aq shqetësim, për të cilin lordi David Cameron do të kërkojë ndihmën dhe bashkëpunimin e qeverisë dhe organeve të drejtësisë.

Sekretari britanik do të flasë me kryeministrin edhe për mënyrën sesi gjyqësori dhe policia shqiptare do të duhet të përballen me krimin e organizuar e për të çuar përpara reformën në drejtësi.

Prej dhjetorit të 2022-it mes dy vendeve është në fuqi marrëveshja që pikë kryesore ka betejën me emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Anglisë dhe rritjes së investimeve britanike që synojnë të ulin shifrat e braktisjes së vendit nga të rinjtë që kërkojnë një jetë më të mirë në Britani.

Continue Reading

Politike

Gjokutaj: Irena Gjoka nuk mohoi dënimin për shkeljen e zonën Shengen

GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për revokimin e masës ‘arrest në shtëpi’.

Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat mbi seancën e sotme dhe kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ai shprehet se Irena Gjoka nuk e mohoi dënimin për shkeljen e zonën Shengen dhe shton më tej se kërkesën për përjashtimin e saj ia kanë qepur në pallto e do ia qepin edhe në kostumin veror.

“Sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykatë për rrëzimin e kërkesës tonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në bazë të ligjit kjo gjyqtare ka bërë një relacion dhe është interesant fakti që në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit se ajo është dënuar nga Gjykata Administrative me ndalimin në zonën Shengen, por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në shkaqet që sjellin përjashtimin tim. Gjykata thotë se kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar mbarimin ose jo të mandatit. Këto janë teknikalitete. Ata nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes, qoftë për përjashtim qoftë për marrjen e provave. Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto do ja qepim edhe në këtë kostumin veror”.- tha Gjokutaj.

Continue Reading

Politike

Molotovë drejt Bashkisë në protesta, Argita Malltezi Berisha: Jam për më shumë se aq

Argita Malltezi  tha se është dakord me skenarin e opozitës në protesta, ku nuk kanë munguar molotovë drejt Bashkisë së Tiranës. Madje, ajo tregon se është e mendimit që mund të bëhet edhe më shumë se aq, nëse kjo do të sillte një zgjidhje të problemit që opozita ka ngritur.

Në emisionin Debat me Alba Alishani, Malltezi tregon se sot në Shqipëri ka shumë arsye për të ikur nga vendi.

“Kam qenë shumë strikte që PD do doja ta shihja që të ishte e përmbajtur në sulmet fizike ndaj institucioneve, por sot për fat të keq kemi arritur në një gjendje të dëshpëruar sa kanë rënë shtyllat kryesore të shtyllat të demokracisë, shqiptarët s’kanë më një sistem arsimor, një sistem drejtësie apo shëndetësie që janë arsye për të ikur nga vendi.

Jam për më shumë se aq nëse mendoj se e zgjidhin situatën, por sigurisht që situatën e zgjidh nëse ato veprime i bën përballë atij që janë përgjegjësi kryesor, që është Edi Rama”, tha Malltezi

Continue Reading
Advertisement

TRENDING