Connect with us

Politike

Meta kthehet në ‘avokt’ i Fredi Belerit, ja për çfarë bën fajtor Ramën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Iliris Meta, ka thënë në një konferencë për mediat pas seancës gjyqësor në SPAK  që u mbajt sot për Belerin, se çështja e tij është problem thelbësor që tregon mungesën e demokracisë në Shqipëri. Beleri tha Meta u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës.

Meta akuzon Ramën se ka marrë në duar policinë, prokurorinë e gjykatat, duke përdorur dëshmitarë të rremë për të bllokuar betimin e tij, që përbën një shkelje antikushtetuese. Ai përmendi rastin e kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, që edhe pse doli që ka qënë i dënuar po mban sërish postin e tij për shkak të interesave të Ramës.

Meta nuk la pa përmendur as rastin e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën autoritete thonë se ndaj saj nuk ka akuzë, por ai tha se nuk nuk duhet të besojmë autoritete pasi janë të kapura e të kontrolluara nga Rama. Meta ceku dhe çështjen e Berishës për të cilën tha se të gjitha akuzat ndaj tij janë të fabrikuara dhe synojë shkatërrimin e pluralizmit.

Deklarata e Ilir Metës:

Çështja Beleri është problem thelbësor dhe skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri, është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri. Kryeministri ka kapur policinë, prorkurorinë, gjykatat, përdorimi i dëshmitarëve të rremë dhe bllokimi i betimit të tij është antikushtetues. Fredi Beleri u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës. Ai fitoi zgjedhjet dhe duhet të ishte kryebashkiak i Himarës. Për shkak të këtyre padrejtësive, çështja ka marrë jehonë më të madhe. Kryeministri Rama ka kapur për fyti drejtësinë.

Sa i përket çështjes së dënimit ose jo të gjyqtares Irena Gjoka, unë nuk dua të komentoj shumë mediat e huaja. Autoritetet tona kanë thënë se ndaj gjyqtares nuk ka akuzë, por kjo nuk do të thotë se duhet të besojmë autoritetet e shtetit tonë, që janë të kapura. Nuk është hera e parë që ndodh që funksionarë të lartë të maxhorancës apo të shtetit të kenë probleme me drejtësinë. Kemi rastin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, që edhe pse doli se ishte dënuar, sërish është aty, sepse ka interesa Edi Rama. Ndërsa, akuzat ndaj Berishës janë të fabrikuara totalisht nga një vend i kapur, që synon shkatërrimin e pluralizmit. Është kjo qeveri, që ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit.

Politike

Akuzat e Ahmetajt, Rama në RAI3: I takon barra atij që akuzon të paraqesë provat

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur RAI3, lidhur me akuzat që ish zëvendëskryeminsitri Arben Ahmetaj ka bërë në drejtim të tij.

Kreu i qeverisë theksoi se i takon barra atij që akuzon të paraqesë provat, nëse ka.

Pjesë nga intervista

Rai3: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin  dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Rai3: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Rama: I njëjti burim.

Rai3: Po.

Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Rai3: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

Continue Reading

Politike

Akuzat për të vëllanë, Rama në RAI 3: Ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka lidhje! T’i lihet në dorë drejtësisë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për RAI 3, ka folur edhe në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj vëllait të tij, Olsi Rama.

Ai shprehet se kjo është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, por akuzohet vetëm se është vëllai i tij, pasi sipas tij fakti nuk ekziston.

“Është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston,” shprehet Rama,

Rama shton se vëllai i tij ka ngritur edhe një padi për shpifje dhe shpreson që kjo gjë të sqarohet nga drejtësia.

Pjesë nga intervista:

Rai3: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama.

Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme.

Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar. I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.

Rai3: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.

Rama: Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.

Continue Reading

Politike

I ka premtuar hotel Sgarbit? Rama: Nëse do ndërtonte hotel ai, do ishte bordelloja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari italian i Rai 3, nëse i ka premtuar një koncesion kritikut italian të artit dhe mikut të tij, Vittorio Sgarbi.

Gazetari Giorgio Mottola tha se fjalët qarkullojnë se Sgarbit i është premtuar ndërtimi i një hoteli me lehtësira nga qeveria.

Rama e ka kthyer në batutë, duke thënë se nëse Sgarbi do të ndërtonte një hotel, do të ishte ‘bordelloja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë’.

Gazetari: Keni premtuar një PPP për Vittorio Sgarbin?

Edi Rama: Po kush i thotë këto….

Gazetari: I keni premtuar një hotel me lehtësira..

Rama: Po si mundet, nëse do i jepnim një hotel me PPP Sgarbit, atëherë ajo do ishte bordelloja më e madhe që do ishte ndërtuar ndonjëherë.

Se ju flisni me thashetheme, po faktet ku janë? Nëse do i japim një hotel (bordello) Sgarbit, ku është? Ku është bordelloja? Si mund t’i harxhoni kohën qytetarëve italianë duke folur pa fakte.

Continue Reading

Politike

T’i japim një përqafim Ramës, e ‘masakruan’ për marrëveshjen

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes tyre.

Gjatë fjalës së saj në një takim elektoral, Meloni i tha mbështetëve të saj se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj.

“Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.

Marrëveshja mes dy vendeve parashikon që emigrantët nga Afrika që shkojnë në Itali do të kthehen dhe do të qëndrojnë në kampet në Shqipëri, derisa të merret një vendim për fatin e tyre, nëse do të pranohen ose jo në vendin fqinj.

Continue Reading

Politike

VIDEO/ Edi Rama në Rai 3: Ja e vërteta mbi paktin me Melonin dhe akuzat ndaj meje!

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për televizioni italian të “Rai 3”në vijim të publikimin e investigimit lidhur me kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Pjesë e këtij emisioni është dhe intervista e marrë me kryeministrin Edi Rama nga Giorgio Mottola.

Nëse shqiptarët që emigronin në Itali do të shkonin në Tunizi apo Egjipt si do ndiheshit?

Nuk është e njëjta. Nuk është temë politikës së përditshme, sepse të gjithë që vijnë në qeveri flasin për kontrollin e fluksit. Cfarë duhet të bëjmë. Të bëjmë moral? Këtu ka nevojë për një tryezë të përbashkët si nga e majta dhe e djathta.

Unë besoj në zgjidhje që funksionojnë dhe nuk kanë lidhje me të majtën e të djathtën.

Shqipëria nuk mund të zgjidhë vetëm këtë problem . Është një problem që duhet ta godasësh së bashku.

A do të ngrejë kampe të tjera?

Kemi pasur oferta të tjera por kemi refuzuar, sepse nuk ka kuptim. Italia është Shqipëria dhe Shqipëria është Italia në mënyrën si i shohim gjërat.

A i keni kërkuar Kosovës të ngrejë kampe?

…Si u ndërtuan gradacelat?

Edi Rama: Këtu është vetëm fillimi. Pas 5 vitesh do të kemi edhe më shumë.

Ju jeni shqiptarw tw veshur me Versaçe…

Continue Reading
Advertisement

TRENDING