Bota
Kush do ta bëjë vaksinën Pfizer i pari? Listohen grupmoshat e rrezikuara ndaj virusit… kur do të fillojë shpërndarja?
Kompania Pfizer dhe BioNTech ditën e djeshme dhanë lajmin e mirë se vaksina e zhvilluar prej tyre mund të prandalojë 90% të njerëzve të prekur nga Covid-19.
Ndërkohë BBC, ka shkruar se ka ende pengesa që vaksina e Pfizer/BioNtech të arrijë tek publiku, por tashmë është vendosur se kush janë të parët që do ta marrin atë. Shkencëtarët në Komitetin e Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin në Britani të Madhe më parë kanë publikuar një listë të prioritizimit se kush duhet ta marrë vaksinën i pari dhe në krye të listës janë stafi që kujdesen për të moshuarit dhe personeli.
Ndërkohë është krijuar një listë renditje sipas prioritetve. Të parët qëndrojnë të moshuarit që ndodhen në azil apo në shtëpi kujdesi, punëtorët që kujdesen për to. Më pas vijnë të gjithë ata të moshës 80 vjeç e lart dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social. Të gjithë ata që janë 55 vjeç e lart do mund ta përfitojnë vaksinën të parët ndërkohë që ende nuk dihet asgjë për pjesën tjetër të popullsisë.
Por, komiteti ka theksuar se kjo listë nuk është përfundimtarja pasi ende po mblidhen të dhëna janë duke u mbledhur për grupet në rrezik.
Një studim i publikuar së fundmi thotë se vaksina anti-Covid-19 e krijuar nga kompania ‘Pfizer’ me qendër në Neë York dhe ‘BioNTech’ mund të parandalojë që më shumë se 90% të njerëzve të preken nga Covid-19. Pas publikimit të rezultateve zbuluesit e përshkruan atë si një ‘ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin’. Vaksina është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur probleme apo efekte anësore.