Aktualitet
Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, ja kush janë autorët
Mëngjesin e sotëm është dhunuar me mjete të forta avokati Sokol Mëngjesi. Ai u sulmua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte çuar djalin në kopësht.
Dhunuesit e avokatit ishin të veshur me rroba të zeza dhe mbanin kapele në kokë, ndërsa nTv ka siguruar pamjet e dy prej autorëve të dyshuar.
Ata shfaqen duke u larguar me vrap pasi kanë goditur me doreza hekuri avokatin, i cili ndodhet në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia, disa orë pas ngjarjes ka shoqëruar dy persona, që po merren në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.