Connect with us

Kronike

Vr*asja e “Pushit”, cilat janë gratë që “implikohen” në histori/ Ç’rol pati Alban Skonja, lidhja me…

Gazetarja Klodiana Lala, ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur nw shkurt tw vitit 2009, kur u gjet i masakruar Osman Berberi, në atë kohë vetëm 27 vjeç.

Babait të një vajze katër vjeçare, që thuhet se u rrëmbye mesditën e datës 19 shkurt 2009. Nga persona të veshur si policë, brenda një lokali, fare pranë banesës së tij në Kodër Kamëz.  Vetëm pak orë, pasi një telefonatë urgjente, e kishte nxjerrë herët në mëngjes nga banesa.

Për herë të parë emisioni ‘Në shënjestër’, pas kaq shumë vitesh, do të përpiqet të hedhë edhe njëherë dritë mbi rrëmbimin, torturimin dhe mënyrën se si gjet i masakruar, 27 vjeçari, Osman Berberi, më datë 28 shkurt 2009, rreth orës 11.00 të mesditës, në këmbët e ‘Urës me Harqe’ në Milot, apo ndryshe e njohur si Ura e Zogut.

Nëna e viktimës, thotë se Alban Skonja, kishte një lidhje të ngushtë me tezen e tij, Luçianën. Në këtë rast, nëna e Odetës.

 

 

Por këtu mesa duket historia fillon edhe bëhet gjithmomë dhe më e koklavitur.  Pasi ndërsa Odeta, qëndronte në shtëpinë e nënës së saj, sipas dëshmisë së nënës së Osmanit, gjatë kësaj kohe në këtë banesë, hynin edhe dilnin edhe persona të tjerë.  Që nuk kishin lidhje gjaku me këtë familje.

Midis këtyre personave, të cilët nëna e Osmanit i ka identifikuar me emra të përveçëm, janë edhe Ismail Dishuka, shoku i Alban Skonjës.  Një burrë me emrin Bujar. Dhe një tjetër me emrin Meli.

Në kohën që Osmani ishte në Greqi, Odeta rrinte tek nëna e saj, Luçiana, dhe ajo vinte në shtëpi, vetëm kur Osmani kthehej nga jashtë. Unë Ismail Dishukën e kam njohur tek shtëpia e Luçianës, pasi rrinte aty së bashku me Alban Skonjën dhe me një person tjetër nga Fushë-Kruja, i cili quhej Bujar, babai i të cilit punonte me kamion duke transportuar zhavorr.

Gjithashtu në shtëpinë e Luçianës vinte shpesh dhe një djalë tjetër i cili quhej Meli dhe ishte nga Laçi. Këto të gjithë rrinin ne shtëpinë e Luçianës, ku në atë kohë në këtë banesë ishte dhe Odeta.

Pasi siç e thashë Odeta kishte shkuar në shtëpinë e nënës së saj Luçianës deri ditën që Osmani u largua nga shtëpia më datë 19 Shkurt 2009.

Por mesa kuptohet prania e vazhdueshme e këtyre personave në banesën e së vjehrrës, aty ku qëndronte edhe bashkëshortja gjatë mungesës së tij, duket se i kishte rënë në sy për keq edhe Osmanit.

Ajo që bën përshtypje në gjithë këtë histori është se Alban Skonja dhe Ismail Dishuka, nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Osman Berberit.

Por ndërsa grupi hetues u ndal më së shumti te pista e vrasjes brenda atij që quhet rrethi farefisnor i bashkëshortes së Osmanit, është me interes të shikojmë edhe dëshmitë e tjera.

Sipas rrëfimeve së dhënë nga nëna e tij, para se të kthehej në Shqipëri, Osmani çuditërisht e kishte lënë pasaportën e tij në Greqi, në familjen e një gruaje, me të cilën ai thonte që kishte një lidhje jashtëmartesore.

Por që çuditërisht pas gjetjes së trupit të tij të vrarë dhe të masakruar, del se disa persona po kërcënonin vazhdimisht familjen që mbante pasaportën e Osmanit, në Greqi.

Me qëllim që këta të fundit, t’u jepnin pasaportën e tij, me siguri për ta zhdukur.

Djali im Osmani, kur u kthye nga Greqia më datë 11 Shkurt 2009, nuk e kishte pasaportën e tij me vete.

Unë e pyeta dhe ai më tha se: ‘Ma kanë mbajtur te ajo shtëpia ku më ka prezantuar Skënder Ulliri, pra tek shtëpia e Vandi Allkurtit.

Fill pas ndodhisë që i ngjau Osmanit, nëna e tij thotë se nga Greqia e mori në telefon, pikërisht vetë Vandi Allkurti.

Mua më mori në telefon nga Greqia, Vandi Allkurti rreth datave 7 apo 8 Prill 2009.

Ajo më tha: ‘Jam e dashura e Pushit (Osmanit)’.

Unë e pyeta se nga kush e kishte marrë numrin e telefonit tim dhe ajo më tha: ‘Kush kërkon e gjen…’

Unë atëherë e pyeta se si ka ndodhur vrasja e Osmanit dhe nga e more vesh ti që është vrarë. Ajo më tha se vrasjen e Osmanit e kam marrë vesh nga  Skënder Ulliri.

Unë e pyeta nëse ajo, pra Vandelina i njihte shokët e djalit tim Osmanit dhe ajo më tha:’Unë kam pak kohë që e njoh Osmanin, biletën ja kemi prerë ne për të ardhur në Shqipëri’.

Unë e pyeta prapë nëse djali im Osmani kishte pasur ndonjë sherr me ndonjë person dhe ajo më tha se: ‘Osmani nuk donte të vinte fare në Shqipëri pasi kishte sherr me njerëzit e gruas së tij’.

Duke u bazuar gjithmonë në dëshminë e nënës së viktimës, ajo tregon se gjatë bisedës telefonike, e pyeti Vandin edhe për pasaportën e Osmanit.

Unë e pyeta Vandin se ku e kishte lënë Osmani pasaportën, dhe ajo më tha se ai ia kishte lënë vetë burrit tim, pasi gjoja do të kthehej shpejt përsëri në Greqi.

Vetëm 5 ditë pas kësaj bisede telefonike, nëna e Osmanit, tregoi për grupin hetues, se bashkëshorti i Vandelina Allkurtit, i ka dërguar nëpërmjet një shoferi autobusi që bënte linjën e transportit Greqi-Shqipëri, pasaportën e Osmanit.

Por ndërsa Vandelina Allkurti dhe bashkëshorti i saj Ibrahimi, me qëndrim në Greqi, nuk rezultojnë të jenë marrë asnjëherë në pyetje në lidhje me këtë histori, nëna e Osmanit, tregoi atë kohë në polici, se Vandi i kishte treguar edhe emrin e personit që e kërcënonte nga Shqipëria.

Vandelina Allkurti më ka thënë në telefon  se pasaportën e ka lënë vetë Osmani tek shtëpia ime, por po më kërcënojnë burrin ca burrelsa, dhe më përmendi emrin e Gëzim Latës.

I cili i kishte thënë që të zhdukte pasaportën e Osmanit.

Por siç thamë edhe më herët, diçka nuk shkonte brenda familjes së bashkëshortes së viktimës.

Gjë që duket se i kishte rënë në sy edhe Osmanit.

Këtë histori, nëna e tij, thotë se ia ka treguar vetë një nga xhaxhallarët e bashkëshortes së viktimës.

Gjatë një takimi që kishte patur rastësisht me të, gati tri vite nga vrasja e Osmanit.

Nëna e Osmanit, Diamanta Hima

Më datë 22 Mars 2012, rreth orës 18,00, rastësisht unë takova në qendër të Institutit Bujqësor Tiranë xhaxhain e Odeta Xhanit (Berberit) i cili quhet Dali Xhani.

Pasi u përshëndeta me të, unë e ftova për kafe në një lokal aty pranë. Gjatë bisedës, Daliu, doli tek vrasja e djalit tim Osmanit, ku më tha se ai ka qenë dhëndrri më i mirë i fisit tonë.

Ai më tha po kështu se po të ishte gjallë vëllai i tij Veliu, babai i Odetës, nuk do të kishin ndodhur këto që ndodhën.

Po për çfarë e kishte fjalën xhaxhai i Odetës, gjatë bisedës me nënën e Osmanit?

Kur thoshte që po të ishte gjallë vëllai i tij, nuk do kishte ndodhur ato që ndodhën, duke lënë të kuptohet vrasjen e Osmanit.

Gjatë bisedës Daliu, më tha se njëherë Osmani i ishte hapur dhe i kishte treguar se si ai kishte gjetur Luçianën, nënën e Odetës, rastësisht në një lokal në Tiranë, të ulur në një tavolinë me tre gota tekila përpara.

Siç më tej Osmani kishte treguar, ai ishte afruar te tavolina e Luçianës dhe e kishte pyetur: ‘Me kë je ulur këtu’?

Ky moment i papërshtatshëm, në të cilin Osmani gjeti vjehrrën e tij dhe ajo çfarë pa pas pak minutash, duket se mund të ketë qenë fillimi i një sherri që gjasat janë që të ketë pasur një fund të hidhur.

Këtë të paktën i ka lënë të kuptohet xhaxhai i Odetës, në rrëfimin e tij, nënës së bashkëshortit të saj.

Ngjarje e cila duket se e ka tërbuar Osmanin.

Gjatë bisedës Daliu më tregoi, se Luçiana nuk kishte folur por ishte munduar që të ngrihej nga tavolina, por Osmani nuk e kishte lënë dhe kishte porositur diçka për vete.

Pas dhjetë minutash Osmani kishte parë duke zbritur nga moteli, pasi lokali ishte me motel, Aurora Xhanin, e cila është vajza e Luçianës dhe kunata e Osmanit, me një burrë ku nga mosha ishte babai i saj.

Në këtë moment Osmani ishte ngritur nga tavolina dhe kishte kapur nga krahu këtë burrin që po zbriste së bashku me Aurorën dhe e kishte pyetur se kush ishte ai.

Ai i kishte thënë që jam Kujtimi nga Laçi, burri i Tashës, dhe se ishte ngjitur lart në motel për t’i gjetur një punë Aurorës.

Siç e thamë edhe më sipër kjo gjë e kishte nxehur aq shumë Osmanin, sa i kishte kërkuar vjehrrës së tij, që të mos i shkelte më në shtëpi.

Daliu më tha se kjo gjë e kishte nevrikosur edhe më shumë Osmanin dhe ky ishte afruar tek tavolina e Luçianës dhe e kishte pështyrë në fytyrë duke i thënë: ‘Mos të shoh më në shtëpi as ty dhe as Aurorën’, dhe ishte larguar.

Por përpara grupit hetues nëna e Osmanit, tha se këtë ngjarje asaj ia kishte treguar edhe vetë i biri.

Madje, ajo tregoi edhe se si djali i saj, me tu kthyer atë ditë në banesë, dhunoi bashkëshorten, Odetën.

Të gjitha këto që më tregoi Dali Xhani, xhaxhai i Odetës, mua mi tha edhe vetë Osmani.

Natën që u kthye në shtëpi, pasi kishte parë Aurorën në lokal, ai filloi të rrahë gruan e tij, Odetën.

Unë i ndërhyra dhe i thashë përse po e rreh gruan.

Osmani mu kthye dhe më tha: ‘Këto moj mam janë k…. , nuk i dua në shtëpi’.

Dhe më tregoi të gjithë historinë që unë e përshkrova.

Sipas nënës së tij, vetëm disa ditë pas kësaj ngjarje, në shtëpinë e tyre kishin trokitur Luçiana së bashku me Aurorën.

Mesa duket për t’i vënë kapak kësaj pune.

Osmani tentoi që t’i nxirrte nga shtëpia të dyja, ku Aurorën e la jashtë. Në shtëpi ndejti Luçiana dhe ajo i tha Osmanit: ‘Të lutem mos mi ndaj fëmijët se nuk është gjë kjo punë’.

Por dyshime mbi shkaqet e vrasjes të së birit, duket se nuk ka pasur vetëm nëna e tij.

Por edhe të afërm të ngushtë të bashkëshortes së Osmanit.

Të cilët linin të kuptonin se vrasja kishte ardhur pas problemeve që kishin shpërthyer brenda familjes së tyre.

Gjatë kohës që kam marrë trupin e vdekur të Osmanit në shtëpi dhe po qaja i kam thënë djalit: ‘Të keqen mami ishalla nuk është ndonjë dorë që mami yt i ka dhënë bukë’.

Gjatë bisedës që po bëja atë ditë me Dali Xhanin, teksa po pinim kafe tek Instituti Bujqësor, ai më tha se: ‘Kur unë dëgjova këto fjalë teksa po qaje djalin tënd, jam ngritur, kam dalë dhe i kam thirrur direkt Aurorës, dhe i kam thënë: ‘Aurorë, a thua se kjo gjë mos është muhabeti jot me Kujtimin dhe e keni bërë ju këtë punë’?

Sipas Daliut, Aurora nuk i ktheu përgjigje dhe ishte futur përsëri brenda në shtëpi, aty ku ishte kufoma e Osmanit.

Daliu i tregoi më tej nënës së Osmanit, se me të parë këtë reagim të mbesës së tij Aurorës, ai kishte marrë vëllain tjetër dhe ishte larguar nga morti.

Daliu më tha se pas kësaj bisede me Aurorën, ai kishte thirrur pranë vetes, vëllain e tij Lulëzim Xhanin, xhaxhain e madh të Odeta Berberit, ku i kishte thënë: ‘Hajde or vëlla të ikim, se qenka bërë name, se këto llafe që po thotë Diamanta janë për neve’.

Si pas nënës së viktimës, që nga ajo ditë morti, dy xhaxhallarët e Odetës, bashkëshortes së Osmanit, nuk erdhën më në shtëpinë e saj.

Madje, pas një debati të nxehtë midis tyre, kanë prishur marrëdhënien dhe me Luçianën, gruan e ve të vëllait të tyre të ndjerë, Veliut.

Disa kohë pas vdekjes së djalit tim Osmanit, dy xhaxhallarët e Odetës, kanë shkuar në shtëpinë e Luçiana Xhanit, dhe i kanë thënë: ‘A mos e ke bërë ti  këtë punë dhe pasi kanë bërë shumë debate janë larguar nga shtëpia e saj dhe nuk flasin më që nga ajo ditë me të.’

Por duket se dyshime mbi autorët e mundshëm të vrasjes së Osmanit, nuk kanë pasur vetëm xhaxhallarët e bashkëshortes së tij.

Por edhe vetë një nga dajat e Odetës, ose një nga vëllezërit e Luçianës, nënës së saj.

Më datë 21 Korrik 2010, rreth orës 17.30-18.00 unë kam folur në telefon me vajzën e dajës së Alban Skonjës e cila quhet Klodi  Bushkashi. E cila është vajza e Halil Bushkashit dhe që banon në Durrës me qira.

Në fakt unë i rashë Halilit, por në telefon më doli Klodi.

Gjatë bisedës unë e pyeta Klodin, nëse dinte diçka për vrasjen e Osmanit.

Ajo më tha se me të dëgjuar e kishte se dikush i kishte thënë babait të saj Halilit, se kur Osmani është kthyer nga Greqia, ai ka gjetur në shtëpinë e vjehrrës së tij, Luçianës, aty ku Odeta qëndronte gjatë kohës që ai ishte jashtë, Alban Skonjën së bashku me disa shokë të tijët.

Sipas kushërirës së Alban Skonjës, por që ishte njëkohësisht edhe vajza e dajës së bashkëshortes së Osmanit, për këtë arsye ky i fundit thuhet se debatoi ashpër me vjehrrën e tij.

Pasi Alban Skonja dhe shokët e tij u larguan nga shtëpia e Luçiana Xhanit, Osmani nisi të debatonte ashpër me Luçianën dhe me bashkëshorten e tij Odetën.

Osmani i tha Luçianës se çfarë janë këta njerëz që ti ke futur në shtëpi?

Ai mësohet se i ka thënë vjehrrës së tij dhe Odetës, se po pashë më njerëz këtu, unë do ta lej Odetën fare.

Po sipas Klodit, pas këtij episodi, mësohet se ditën kur Osmani u zhduk, Alfred Skonja ka shkuar me Aurel Xhanin poshtë pallatit të tij, dhe e kanë thirrur për të pirë kafe.

Alfred Skonja, që rezulton të jetë vëllai i Alban Skonjës.

Më tej Klodi më shpjegoi se atë ditë që humbi Osmani, te shtëpia jote ka ardhur Alfred Skonja së bashku me Aurel Xhanin.

Ata e thirrën Osmanin që të dilte jashtë me preteksin se e priste Alban Skonja tek lokali për të pirë kafe dhe për t’i dhënë një drekë.

Pasi kanë shkuar te lokali, aty kanë ardhur 4-5 veta dhe janë paraqitur si grupi i gatshëm, të cilët i kanë thënë që të paguante kafet në lokal. Por Osmani u ka thënë se kam vetëm 400 lekë të vjetra që mi ka lënë plaka.

Sipas asaj që Klodi i tha nënës së Osmanit, personat e veshur si policë të grupit të gatshëm, nuk ishin askush tjetër, vetëm se shokë të Alban Skonjës.

Gjatë bisedës Klodi më tha, se këta persona ishin shokë të Alban Skonjës.

Ata e kishin marrë prej krahu Osmanin, e futën në makinë dhe e dërguan në Kamëz ku rrinte me qira Alban Skonja.

Shtëpi të cilën ia kishte gjetur Luçiana Xhani, tezja e tij.

Por duket se thrilleri nuk përfundon këtu.

Pasi siç shikohet edhe më poshtë, gjatë bisedës, vajza e dajës së bashkëshortes së Osmanit, disponon të gjithë informacionin, se si u vra ky i fundit, nga Alban Skonja.

Informacion të cilin thotë se e ka dëgjuar nga bisedat që ka bërë me babain  e saj, Halilin.

I cili, sipas Klodit e kishte mësuar nga njerëz të tjerë.

Por nuk i kishte dhënë emër të përveçëm, se nga kush konkretisht.

Klodi më tha në telefon se Luçiana dhe Odeta e dinë shtëpinë se ku e vranë Osmanin, Albani së bashku me shokët e tij.

Ajo më tha se nga shtëpia atë ditë që ka humbur Osmani e ka nxjerrë Aurel Xhani, vëllai i Odetës, si dhe Alfred Skonja i cili është vëllai i Alban Skonjës.

Të cilët e kanë marrë dhe e kanë dërguar në një shtëpi në Kamëz që ishte marrë me qira nga Alban Skonja dhe aty e kanë vrarë.

Klodi më tha se pas vdekjes së Osmanit, e kemi pyetur Luçianën se çfarë bën Diamanta, nëna e Osmanit.

Luçiana na tha se Diamanta është çmendur dhe po rreh njerëzit e shtëpisë.

Klodi më tha se tani po ta mbyll telefonin se po vjen babi, dhe të lutem mos më nxirr mua për këto që të thashë se babi ndryshe më vret.

Pasi e mbylli bisedën e gjatë telefonike me kushërirën e bashkëshortes së djalit të saj tashmë të vrarë, nëna e Osmanit, tentoi të bisedojë me Halilin, babain e saj.

Por ky i fundit, i cili sapo kishte dhënë shpjegime në polici, pavarësisht insistimit të nënës, nuk preferoi të jepte të dhëna mbi vrasjen e Osmanit.

Pasi mbylla bisedën me Klodin, pesë minuta më vonë i telefonova babait të saj, Halilit.

Por ai nuk reagoi fare në lidhje me vdekjen e Osmanit.

Por vetëm më tha se sot jam mik në Bulqizë dhe nuk mund të flas, por po përshëndetemi.

 

Advertisement