Politike
Balla publikon mesazhin e qytetares që “i përgjërohet”: Mos e ndalni projektin
“Mos e ndalni projektin”, ky ka qenë mesazhi që i ka mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës.
Nën jë kohë kur qytetarët janë duke gluar nëpër Bulevard duke kundërshtuar ndërtimin e resortit turistik në zonën e Zvërnecit, një qytetar ka ndarë një tjetër opinion lidhur me këtë investim 4 miliardë dollarë i cili pritet të jetësohet në vendin tonë nga familja Trump dhe Kushner.
Sipas qytetarit shumë si ai, shqiptarë të cilët e duan Shqipërinë, janë pro këtij investimi, mirëpo kanë “frikë” të dalin hapur me qëndrimin e tyre pasi i frikësohen sulmeve që mund t’iu bëhen online.
“Mos e ndalni projektin. Shumica e shqiptarëve janë PRO mega investimeve por publikisht nuk ju përkrahin për arsye të ushtrive për linqime dhe fyerje online. Kush e do Shqipërinë, e do të zhvilluar”, shkruhet në mesazhin që ka mbërritur në telefonin e Taulant Ballës, i cili menjëherë nuk ka nguruar që ta ndajë me ndjekësit duke e shoqëruar këtë reagim me mbishkrimin “Foto e ditës”.
