Connect with us

Shkrime

Endri Tafani: 9 muaj nga fushata zgjedhore, asnjë shpresë nga opozita se mund të fitojë kundër Ramës

Për 9 muaj fillon fushata zgjedhore e 2025 dhe gjendja aktuale e opozitës nuk të krijon pikë besimi që do i fitojë ato. Nuk ka asnjë figure të re, nuk ka asnjë diskutim të ri. Janë po të njëjtët njerëz që sillen vërdallë në trekëndëshin, parlament-konferencë shtypi-TV duke thënë të njëjta fjalë, duke lozur të njëjtën lojë politike.
Të paaftë të gjenerojnë ide.
Të paaftë t’i bëjnë njerëzit t’u besojnë.
Të paaftë të ngjallin entuziasëm.
Janë kthyer tashmë në figura monotone që e di shumë mirë si do sillen dhe çfarë do të nxjerrin nga goja pa e hapur fare atë.
Është e lodhshme. Shumë e lodhshme të shikosh të njëjtat figura që nuk të thonë asgjë.
Kjo gjë mund të jetë e vërtetë dhe për pozitën, pavarësisht ndryshimeve të shpeshta të emrave të qeverisjes, por ama në një monotoni të përgjithshme pozita është gjithmonë e favorizuar.
E thënë troç votuesi shqiptar nuk beson që po të njëjtët figura opozitare që janë në politikë prej dhjetëra vitesh nuk do vjedhin nëse do vijnë në pushtet.
Aq më tepër nuk i beson kur shikon që vazhdojnë të sillen e të flasin në të njëjtën mënyrë të të bërit politikë prej dhjetëra vitesh.
Në këto kushte shumica e elektoratit kalon në pilot automatik. E ky pilot automatik bën që të mos ndryshojë votën nga zgjedhjet e mëparshme.
Edhe 9 muaj nga fushata zgjedhore situata duket jo premtuese. Është shumë pak kohë për të gjeneruar figura dhe ide të reja.
Po të mendosh që në fakt janë 7 muaj, nga shtatori e më tej, pasi dy muajt e verës janë pushime, situata duket akoma dhe më e pashpresë për opozitën.
Dhe jo, faji nuk është i atyre që e thonë këtë gjë, por i vetë opozitës që nuk arrin të rinovojë vetveten po te ofron të njëjtat gjëra edhe pas 3 disfatave elektorale të njëpasnjëshme.

Advertisement