Connect with us

Politike

Fatbardh Kadilli: Basha dhe Berisha janë takuar në Lalëz për të bërë marrëveshje

Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë ulur disa herë në takime në Gjirin e Lalëzit, për të negociuar për hapat pasardhës pas shpalljes non grata të Berishës nga Amerika.

Zoti Kadilli u shpreh se disa skenare kanë qenë në tavolinë, për të cilat palët nuk janë dakordësuar, por shtoi se Basha dhe Berisha, janë ulur për rënë dakord për një marrëveshje të përbashkët.

“Para se Basha të merrte vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga PD, të dy ata janë takuar disa herë në Lalëz. Ndaj mendoj se ky veprim i Bashës erdhi pasi bashkë me Berishën, ata kanë negociuar disa skenarë bashkë.

Me gjasë nuk kanë rënë në dakordësi për asnjë nga skenarët, por e dinë të dy se cili skenar është djegur dhe cili është në lojë ende. Ata kanë qenë të dy në të njëjtën varkë dhe të dy në të njëjtin hall.
Ata kanë dashur ta zgjidhnin bashkë , jo veç e veç. Sepse po të ishte kjo e fundit, atëherë Basha që kur doli vendimi i SHBA për të shpallur non grata Sali Berishën, do të mbante qëndrim po atë ditë.

Bashkë kanë konsultuar të gjitha mundësitë e një marrëveshjeje, por nuk kanë rënë dakord sepse nuk është e thjeshtë të bësh marrëveshje të kësaj natyre dhe të nënshtrohet Sali Berisha”, u shpreh Kadilli.

Advertisement