Connect with us

Politike

‘Non grata’ britanike për Berishën/ Burimi: Nuk provon se është i korruptuar, ja sfidat që ka

Analisti Genc Burimi tha se nuk ekziston statusi ‘non grata’.

Duke iu referuar vendimit të Komisionit të Apelimit në Britaninë e Madhe ndaj Sali Berishës, duke rrëzuar ankesën e tij për shpalljen “non grata’, Burimi u shpreh se “non grata” është një politikë e ndjekur nga një vend kundrejt një individi, në rastin konkret ish-Kryeministrit, por kjo nuk do të thotë se është i korruptuar.

“Trump në SHBA mund të ketë një mijë akuza në kurriz, por nuk ka një dënim të formës së prerë, dhe është i pafajshëm, atëherë në rastin e Sali Berishës që nuk ka asnjë akuzë, si mund të themi ne është i korruptuar sepse u shpall “non grata”. Kjo ‘non grata’ nuk pati asnjë vlerë përsa kohë Sali Berisha mori vulën e Partisë Demokratike”, tha Burimi.

Sipas tij, nëse në zgjedhjet e 2025-ës, Edi Rama do të jetë Kryeministër, opozita i humbet zgjedhjet.

“Sfida e dytë e Berishës është të mos hyjë në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër, ndërsa sfida e tretë është që ai të përcaktojë pasardhësin, pra lidershipin e ri të partisë, që mund të jetë edhe Gazment Bardhi”, tha Burimi.

Advertisement