Connect with us

Shkrime

Londra me listë në dorë, NON GRATA të tjera nga mazhoranca

Nga Naim Hasani

Sulmet ndaj Gjykates Speciale Britanike te Emigracionit ku tre nder gjykatesit me te mire ne Britani, drejtuar nga Gjykatesi i Gjykates se Larte ne Londer Mr Justice Chamberlain per anshmeri dhe padrejtesi ne vendimin per non graten e ish presidentit te Shqiperise, tregojne qarte sa i nevojshem eshte operacioni ne vazhdim i qeverise Britanike kunder krimeve shteterore ne Shqiperi per te ndalur lidhjen e politikes me krimin e organizuar (Crime State Nexus Project).

Sulmet mesjetare dhe injoranca totale ndaj menyres se si funksionin sistemi i drejtesise Britanike edhe vete Enver Hoxha do ti kishte zili. Gjykatesit Britanike jane te shquar ne te gjithe boten per pavaresine dhe integritetit profesional.

Nga vendimet profesionale dhe te pavarura te gjykatesve Britanikë kane perfituar me mijera shqiptarë qe nder vite ketu ne Britani, te cilet njohin ne menyre perfekte dhe teresisht te dokumentuar realitetin politik ne Shqiperi.

Ne vendimin e Gjykates Speciale Britanike te Emigracionit behet e qarte se vendimi i dates 19 Korrik 2022 per shpalljen non-grata te ish kryeministrit dhe ish presidentit te Shqiperise Dr Berisha ishte pjese e nje numri vendimesh per politikanë shqiptarë ne te njejten kohe i ashtequajtur grupi i parë.

Po ashtu behet qarte se asnje politikan ne Shqiperi me lidhje me krimin e organizuar qe ju siguron mbajtjen ne pushtet apo pozita dominuese ne politiken e Shqiperise nuk eshte i perjashtuar nga grupi i dyte i vendimeve qe po pergatiten per tu shpallur non grata se shpejti nga shteti Britanik.

Ne grupin e dyte te personave non-grata nuk mund te perjashtohet mundesia qe te shpallen zyrtarët aktual ne qeverisje perfshi edhe kryeministrin e sotem te Shqiperise.

Per Mbreterine e Bashkuar shkaterrimi i lidhjeve te politikes dhe poltikanëve me krimin e organizuar qe ju siguron ardhjen dhe mbajtjen ne pushtet eshte tejet i rendesishem dhe jetik per vendosjen e demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi per edhe ne Ballkanin Perendimor dhe stabilitetin politik e luften kunder krimit te organizuar ne gjithe Europen.

 

Advertisement