Connect with us

Aktualitet

Shpallet i pavlefshëm mandati i Belerit, Celibashi: S’i shërbejmë askujt, kompetencë e KQZ

KQZ konstatoi pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiakut i zgjedhur i Himarës. Në mbledhjen e sotme në KQZ, ku nga Partia Demokratike kishte akuza se KQZ po përdoret nga Rama, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u kujdes të theksojë se KQZ nuk i shërben askujt dhe në këtë proces nuk është futur për të prridhur apo dëmtuar interesat e dikujt.
Avokatja mbrojtëse Belerit thonte se nuk është kompetencë e KQZ që të verifikojë mandatin e Belerit në kushtet kur ai është zgjedhur. Por, Celibashi iu përgjigj qartë që kjo është një kompetencë që i takon KQZ në bazë të ligjit për dekriminalzimin dhe më pas shpalli pavlefshmërinë e mandatit.

Ky proces administrativ dhe vendimmarrja që do ta pasojë nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin, kodi zgjedhor dhe kushtetuta. Secila prej palëve në këtë shqyrtim mund të kenë gjykimet dhe vlerësimet e tyre, por është fakt i pakundërshtueshëm që në këtë proces KQZ nuk është futur as për ti shërbyer dikujt dhe as për të prishur dhe dëmtuar interesat e dikujt. E bëj këtë sqarim, edhe kur dihen gjërat është mirë të thuhen sepse konsolidon opinionin e atyre që e kanë këtë opinion, por ndoshta i bën të cedojë në opinionin e kundërt të tjerët. S’kemi pse ta fshehim gjithë ngarkesën që mban kjo çështje. Duke qenë një çështje që ka rëndësinë që ka, pa e përkufizuar, në fund ngelet ajo që sa në përputhje me ligjin është kjo vendimmarrje.

KQZ është kompetente për ta zhvilluar këtë proces administrativ. Dëshira për t’u marrë nuk buron nga asgjë tjetër, veçse imponohet nga ligji. Në këtë proces administrativ, KQZ ka respektuar të njëjtat procedura, afate dhe ka zhvilluar të njëjtin proces si në qindra raste të tjera. Kemi shytuar raste të tjera, edhe pse rasti i Belerit dallon në thelbin ligjor. Duke e konsideruar të pranuar në gjykimin tim të drejtën e KQZ për t’u marrë me këtë çështje, vijmë te thelbi, bazueshmëria e pretendimet për pavlefshmëri të mandati të kryetarit të bashkisë së Himarës, Belerit. Ligji për dekriminalizimin ka si qëllim të ndalojë dh e të largojë, ata funksionarë, por edhe ata që e kanë marrë funksionin, në kushtet kur kanë kryer vepra penale të caktuara. Në rastin kur kandidon kompetenca e KQZ është e qartë. Diskutimi ngelet nëse një person i cili e ka marrë këtë funksion publik gjatë ushtrimit të detyrës kryen një vepër penale dhe dënohet, a është ky ligj që vepron ndaj këtij personi, po apo jo? Ky është diskutimi që ngritët.

Nuk është çështja e KQZ ca bëjnë institucionet e tjera, qeveria, kryeministri. Është përgjegjësia e tyre. Vendimmarrja e KQZ nuk është e kondicionuar nga se çfarë bëjnë institucionet e tjera, vendimmarrja e KQZ përcaktohet në këtë rast nga ligji për dekriminalzimin. Kemi një kryetar bashkie të zgjedhur që nuk e ka ushtruar detyrën. Për KQZ, kjo s’ka rëndësi në kuptim të ligjit. Mund të ishte edhe në kushtet kur ushtronte detyrën. Kur verifikohet që ka kryer një vepër penale a e ka kompetencën KQZ për ta zhvlerësuar këtë mandat? Po, e ka të drejtë dhe këtij ligji i nënshtrohen më shumë akoma ata të cilët e kanë marrë ata detyrë. Ty ligji të ndalon të mos kandidosh në disa kushte dhe ta ushtrosh kur verifikohen kushtet e ndalimit. Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat.

Advertisement