Kosova
Asociacioni, thembra e Akilit për Kosovën/ Trajkoviç për Osmanin dhe kushtet e Kurtit
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht ai i vitit 2015, kanë sqaruar procedurën dhe prandaj duhet të ketë një akt të Qeverisë që ta miratojë dokumentin e formimit te Unionit të Komunave Serbe dhe pastaj mund ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese” – keshtu ka deklaruar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e pyetur se në çfarë rrethanash Kosova do të nisë procesin e themelimit të asociacionit
Për bashkëbiseduesit e medias serbe ‘Danas’, kjo deklaratë e vë në plan të parë çështjen e integritetit territorial.
Osmani ka thënë se njohja de fakto e Kosovës është kusht për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe shtoi se qëndrimi i saj është se formimi i Asociacionit nuk garanton më shumë të drejta për qytetarët e kombësisë serbe dhe se është krejtësisht në kundërshtim me parimet themelore të Këshillit të Evropës, sipas të cilave komunitetet pakicë fuqizohen.
“Asociacioni nuk u jep të drejta më të mëdha qytetarëve serbë, por merr më shumë të drejta nga poshtë dhe i dërgon lart, gjë që është në kundërshtim me parimet themelore të Këshillit të Evropës, sipas të cilave komunitetet pakicë fuqizohen” – pohoi Osmani.
Dokumenti bazë që përmend Osmani në deklaratën e saj është ajo që në diskursin vendas njihet si “marrëveshja franko-gjermane”, pra aneks i marrëveshjes së Ohrit e cila është një temë shumë e diskutueshme në opinionin serb, sepse shumë e interpretojnë atë si njohje de facto të Kosovës, pasi disa nga pikat e kësaj marrëveshje përfshijnë njohjen e targave të Kosovës, si dhe konfirmimin se Serbia nuk do të kundërshtojnë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Kujtojme se Serbia nuk e nënshkroi këtë marrëveshje, e cila kishte për qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por e pranoi vetëm verbalisht, për të cilën insistojnë zyrtarë nga Beogradi dhe vetë presidenti Vuçic.
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkovic, tha per ‘Danas’ se rreziku më i madh për stabilitetin e situatës në Kosovë është gjendja e jashtëzakonshme në veri të Kosovës dhe kujtoi se kjo nuk është hera e parë që shtohet prania ushtarake dhe policore në Kosovë.
“Kosova shpesh kalon momente ushtarako-policore. Gjatë Jugosllavisë në dy raste, pastaj gjatë Milloshevicit, dhe tani kemi te njejten situate, ku KFOR-i dhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës praktikisht kontrollojnë veriun ku dhe kemi kryetarë komunash që kanë ligjshmëri, por jo legjitimitet, prandaj nuk mund ta trajtojmë si vetëqeverisje lokale sepse nuk i përgjigjet gjendjes demografike në atë zone” – deklaroi Trajkoviç duke shtuar se stabiliteti i veriut varet nga formimi i Asociacionit qe në fakt paraqet një mënyrë integrimi që do t’i jepte fund gjendjes së jashtëzakonshme.
“Në mënyrë që veriu të jetë stabil, është e nevojshme të krijohet asociacioni që do t’i mundësonte veriut të marrë mbështetje reale, ose mundësi reale për stabilizim përmes integrimit të serbëve, që do ta ndalonte këtë gjendje të jashtëzakonshme në të cilën jemi aktualisht sepse nuk kemi një qeveri civile dhe kjo do të ishte mirë për të gjithë ne, si në Kosovë ashtu edhe në rajon” – shpjegoi Trajkoviç
Ajo gjithashtu kujtoi fjalet e ish të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kërkoi që formimi i asociacionit të jetë prioritet dhe se është e një rëndësie vendimtare si garanci se do të ketë serb në pushtet brenda institucionit.
“Me asociacionin edhe Kosova do ruante nje minimum multietniciteti, sepse tashmë gjithçka është në kufirin e multietnicitetit dhe kjo krijon shqetësim për të gjithë banorët atje” – theksoi Trajkoviç dhe shtoi se do të ishte e dobishme për rajonin, por edhe për serbët në Kosovë dhe Serbi, të kuptojnë dhe pranojnë se zgjidhja për Kosovën nuk është krijimi i një mjedisi monoetnik.
Trajkovic u shpreh se Kosova tashmë de facto ishte e njohur me Marrëveshjen e Ohrit, por se problemi i njohjes de jure të Kosovës qëndron në mosnjohjen e identitetit kulturor të Kosovës nga autoritetet kosovare.
“Ka një problem më të madh dhe ai është integriteti territorial, është një territor i dominuar nga populli shqiptar, por identiteti i saj kulturor si Kosovë ortodokse është ajo që i pengon autoritetet në Serbi të njohin de jure Kosovën” – potencoi Rada Trajkoviç.