Pinknews
E BUJSHME! Top Channel i fut SHKELMIN Romeo dhe Donald Veshajt, rikthehet Arbana?
Sezoni i verës ka nisur dhe VIP-at tanë janë duke shijuar ditët e tyre të relaksit. Por teksa korriku dhe gushti janë muajt e tyre të pushimeve, janë padyshim edhe muaj vendimtarë për karrierën e tyre. Ndonëse sezoni sapo ka përfunduar, tashmë janë në diskutim edhe ndryshimet për sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë se këtë vit “Big Brother VIP Kosova” realizon sezonin e tretë dhe një emër tjetër që lidhet me të është ai i Arbana Osmanit, që mesa duket as këtë vit nuk do të iki në Kosovë. Vetë Arbana pak ditë më parë konfirmoi se së bashku me partnerin e saj, Eduart Grishajn do të ishin pjesë e një programi. Moderatorja preferoi të mos jepte detaje as për emisionin që do të drejtojë dhe as se në cilin kanal do të shfaqet. Mirëpo të gjithë së fundmi po mendojnë se Arbana do të jetë pjesë e “TV Klan” dhe kjo për shkak të një “story” në “Instagram”. Ajo ka postuar në “InstaStory” një foto të aplikacioneve që ka instaluar në telefonin e saj dhe vëmendjen e mori pikërisht ai i “Tv Klan”.
Por burime flasin se Arbana nuk do të jetë pjesë e “Klanit”. Flitet se moderatorja do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, për të bërë sërish formatin e dashur për publikun “Dua të të bëj të lumtur”. Megjithatë, një fakt i tillë ende nuk është konfirmuar.
Nga ana tjetër edhe “Përputhen”, flitet se do të bëhet këtë sesion me dy moderatore, ku veç Megit, një tjetër vajzë do t’i bashkohet. Ajo që bie në sy është fakti se disa emisione të anuluar për këtë sesion.
I pari është “Dancing With the Stars”, që për këtë vit nuk do të zhvillohet. Si një nga format më të dashur të publikut, formati i kërcimit është pezulluar për këtë vit, duke qenë se “Big Brother” nis edhe më herët se vitet e shkuara dhe nuk ka hapësirë mediatike për këtë format.
Një tjetër emision që nuk do ta shohim më në ekran është ai i binjakëve Veshaj. Romeo dhe Donaldi duket se e kanë mbyllur eksperiencën e tyre në televizion. Teksa Romeo është duke përfunduar xhirimet me Elvana Gjatën në serialin e tyre “Tenxherja Kapakun”, Donaldi është duke kërkuar hapësira të reja mediatike në të tjerë televizione.
Sakaq, një format që do të mungojë në sesionin e ardhshëm është edhe “Love Island”, që vitin e shkuar u realizua për herë të parë në vendin tonë. Një patentë ndërkombëtare shumë e pëlqyer në vendet e tjera të botës, erdhi edhe në Shqipëri. Nën drejtimin e Luana Vjollcës, ky format duket se nuk mori pëlqyeshmërinë e pritshme, duke bërë që të zhvendoset për në sezonin tjetër televiziv, ndoshta.
Ndërkaq, Luana do të rikthehet në ekranin e “TV Klan” me formatin e saj “Zemër Luana”. Ndërkaq, në ekran do të shohim edhe Marinën. Moderatorja drejtoi për një muaj me radhë formatin “Kampionët”, dedikuar Kampionatit Europian. Tashmë ajo është më se gati që të rikthehet në ekran, në një hapësirë të re mediatike.
Një emër që pritet të rikthehet si moderator, është edhe ai i Roza Latit. Pas eksperiencës së saj në “Big Brother”, duket se prezantuesja ia ka dalë që të bëjë për vete drejtuesit, sa për të pasur një hapësirë mediatike. Por nuk dihet ende se ku do ta shikojmë Rozën, pasi ende nuk janë mbyllur ndryshimet për nisjen e sezonit të ri. Natyrisht që deri në nisjen e sesionit të ri në shtator, të shumta do të jenë ndryshimet që do të bëhen. Por ndërkohë që gjithçka bëhet gati, ky është fakti i disa prej emrave më të njohura të ekranit.