Aktualitet
Temperaturat e larta dhe problemet shëndetësore, pistat që po hetohen në Durrës
Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Durrës, pasi humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi në lagjen nr. 4 të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, ai u transportua menjëherë drejt spitalit, por nuk arriti të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore.
Burime paraprake bëjnë të ditur se një nga pistat që po verifikohet lidhet me probleme shëndetësore të mundshme, ndërsa dyshohet se temperaturat e larta mund të kenë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij. Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje