✦
Thinking ...
Connect with us

Kosova

Biserko: Çdo varrezë e re në Kosovë rikthen përgjegjësinë e Serbisë për krimet e luftës

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës.

Në një intervistë për “Info Magazine” Biserko tha se çdo zbulim i një varreze të re rikthen çështjen e përgjegjësisë së shtetit serb, për të cilin ajo pretendon se nuk është përballur asnjëherë plotësisht me të kaluarën e tij.

“Ende ka shumë varreza të cilat nuk janë zbuluar, dhe që janë tregues i krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë, por po ashtu në Bosnje dhe Kroaci. Prandaj çdo zbulim i një varreze të re e hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë, e cila kurrë nuk është përballur me këtë çështje. Kjo përkundër faktit që Tribunali i Hagës për Jugosllavinë i dënoi krerët ushtarak e politik të Serbisë, pikërisht për shkak të krimeve në Kosovë” – deklaroi Biserko

 

Advertisement