Connect with us

Aktualitet

Analisti hedh dyshime mbi lëvizjet e Ramës: Ministrat e suksesshëm u larguan pa shpjegim

Gazetari dhe analisti Genc Burimi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në një program televiziv ka komentuar zhvillimet e fundit politikë në vend.
Duke u ndalur te Kongresi i Partisë Socialiste, Burimi u shpreh se kryeministri Rama imponoi heqjen e ministrave që ai vetë i ka konsideruar si të suksesshëm duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Sipas tij emërimi i zëvendësuesve të tyre me figura të panjohura politikisht është një përbuzje e militantëve të PS.
Burim u shpreh se sa i takon Kodit të ri Zgjedhor, është një kthim në normalitet, teksa i cilësoi listat tërësisht të hapura si “shpikje shqiptare”.

Sa i përket votës së diasporës, ai theksoi se nuk është i habitur për miratimin e saj pasi kjo do të linte hapësirë për opozitën të mos njihte rezultatin e zgjedhjeve në rast se nuk do të miratohej.
“Rama imponoi heqjen e ministrave të vetë i ka konsideruar si të suksesshëm. I heq pa asnjë shpjegim, kjo është përbuzja e parë që i bën militantëve të partisë së tij. Përbuzja e dytë është mirë që i hoqi, por në vend të marrë kuadro nga partia në vend të tyre, merr njerëz të panjohur. Partia është në funksion të Edi Ramës.

PS është kthyer në një parti putiniste apo erdoganiste. Mbaj mend kur po ngrihej Kokëdhima pati zëra kundër. Si motivohet në këtë rast i riu që angazhohet në parti nëse Rama zgjedh ata që do. Fryma e partive politike në Perëndim nuk është kjo.
Pirro Vëngu ka punuar në portin e Durrësit, ka punuar afërsisht me arabët. Këta të fundit janë më të pranishëm se kurrë në Shqipëri, qoftë prej portit, qoftë prej dhëndrit të Trump sepse fondi që ai menaxhon është me prejardhje arabe. Mos do synohen pronat e ushtrisë? Nuk e di.

Me Ramën në qeveri ai prapë i merr zgjedhjet. Perëndimorët e dinë këtë, por kanë hall më të madh në Malin e Zi ku ka rikthim të Serbisë dhe Rusisë. Kodi i ri më duket rikthim në normalitet. Në Perëndim nuk ka lista të hapura totalisht, nëse ty të zgjedh populli dil i pavarur. Për mua lista e hapur është një shpikje shqiptare. Vota e diasporës nuk më habit. Rama dhe ndërkombëtarët nuk mund ta merrnin rrezikun e një rrëmuje ku PD të mos i njihte rezultatin prej vendimit të GJK. Ende nuk e kam përgjigjen si do bëhet votimi. Kush do e marrë zarfin tim? Kush do e transportojë?

Opozita ka marrë vulën duke bërë një super gol. Në këtë moment po administron, sepse jemi në periudhë tranzitore. Vulën e ka, tani duhet të krijojë një program. Gjithçka do luhet në vitin 2025. Kjo është një periudhë që nuk ka shumë vlerë, protestat e opozitës janë mesazh për ndërkombëtarët”, u shpreh ai mes të tjerash.

Advertisement