Connect with us

Politike

‘Dilni masivish, zgjidhni më të mirin’/ Tavo thirrje himarjotëve

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo së bashku me bashkëshorten e tij ka mbërritur në qendrën e votimit.

Tavo dhe bashkëshortja e tij kanë takuar qytetarët që ndodheshin aty dhe më pas kanë hyrë në qendrën e votimit, ku kanë hedhur dhe votën.

Pas votimit shkurtimisht për media Tavo u bëri thirrje gjithë himarjotëve që të marrin pjesë pjesë masivish në këtë proces, teksa tha se të zgjedhin atë që është zgjedhja më e mirë për Himarën.

“Uroj që ky proces të vazhdoj kështu deri në momentin e fundit. U bëj thirrje himatjotëve që të dalin masivish në votim.Të zgjedhin alternativën më të mirë, atë që ka programin më të mirë për Himarën dhe Himrajotët”, tha Tavo.

Advertisement