Bota
Tronditëse/ 30-vjeçari tenton të vrasë me sharrë elektrike myslimanët në një karburant
Mes trazirave në Angli, një video është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, ku ka shfaqur mjaft shqetësime. Në video shihet një person rreth të 30-ave i cili shihet duke ndjekur një automjet me një sharrë në dorë.Policia e Mançester thotë se e ka arrestuar personin përgjegjës për këtë incident dhe do të përballet me pasojat e këtij veprimi. Video është publikuar në platformën X nga grup mysliman i quajtur DOAM, ku 30-vjeçari shkon tek makina e tij me vrap, merr sharrën elektrike dhe i drejtohet makinës në një pikë karburanti.
“Ne jemi vënë në dijeni të një video që qarkullon në mediat sociale që tregon një burrë që i afrohet një automjeti me një sharrë elektrike të hënën në mbrëmje. Oficerët tanë vepruan me shpejtësi dhe mbrëmë arrestuan një burrë rreth të 30-tave me dyshimin për konflikt.
Ai mbetet në paraburgim policor për t’u marrë në pyetje dhe hetimet janë në vazhdim”, ishte deklarata e Policisë së Mançesterit.