Bota
Covid-19/ Rekord infeksionesh dhe 623 viktima në Itali
Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 623 persona dhe janë infektuar 32,961 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 42,953 ndërsa numërohen në total 1,028,424 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 372,113 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndëë për jetën është 3,081 pacientë.