Connect with us

Kosova

Plani i pushtimit nga Serbia e Rusia/ Biserko tregon çfarë dëgjoi dhe pa…

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë për Portalin Analitika, vlerësoi se Mali i Zi është nën pushtimin rrëshqitës të Beogradit dhe Rusisë.

Ajo paralajmëroi se nëse rezultatet e regjistrimit tregojnë se malazezët janë ende shumicë, Beogradi do përdorë metoda të tjera, siç janë ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë dhe gjithashtu theksoi se është koha për mbrojtjen e Malit të Zi.

Biserko ka komentuar edhe vizitën e shefit të CIA-s në rajon, teksa është e bindur se situata në Kosovë ka qenë temë diskutimi edhe në Beograd edhe në Prishtinë.

Duke komentuar vizitën e papritur të drejtorit të CIA-s në rajon, Biserko vuri në dukje se nuk ka shumë informacion publik për vizitën e tij, por theksoi se mund të konkludohet se arsyeja ishte situate e sigurisë.

“Kjo përfshin gjithashtu një paralajmërim për Milorad Dodik, i cili menjëherë deklaroi se nuk ishte në favor të shkëputjes së Republika Srpska. Vizita në Beograd nuk u shoqërua me deklarata, por sigurisht që u bisedua se si Beogradi duhet ta frenojë Dodikun”, nënvizoi Biserko

Duke folur për listat e personave që do të ndalohen në kufirin serb për shkak të qëndrimeve të shprehura politike, Biserko tregoi se rasti i këngëtares kroate Severina dhe reagimi i saj që bëri jehonë në rajon dhe në Serbi, dhe u shpreh se kjo lëvizje është kthyer ne bumerang për Beogradin.

E pyetur se cila është pozita strategjike dhe pozita socio-politike e Malit te Zi sot, Biserko vlerësoi se, për fat të keq, tani është në një lloj rrëmuje dhe nën pushtimin zvarritës të Beogradit dhe Rusisë.

 

Advertisement