Politike
Agron Gjekmarkaj: Kërkoj falje për çfarë kam thënë për Berishën
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha po bëhet padrejtësi që po mbahet sipas tij pa prova në ‘arrest shtëpie’.
Gjekmarkaj u shpreh për Euronews Albania se nisma e re e grupit parlamentar të PD është zhvendosja dhe spostimi i punës në Bruksel në Strazburg, ku i gjithë grupi të sensibilizojë BE, PE, gjykatën e Strazburgut për shkeljen e kushtetutës në Shqipëri në rastin e Sali Berishës, sepse është fondamentale.
Gjithashtu Gjekmarkaj u shpreh se ai i kërkon ndjesë demokratëve sepse ndoshta i ka kuptuar mirë ose me vonesë qëndrimet e tyre, dhe sipas deputetit, të kërkosh ndjesë është gjëja më njerëzore
“Përballja për Lezhën ka qënë edhe para pak vitesh, edhe pak muaj me parë, një përballje e vështirë në kushte të pabarabarta.
Në kushte që jemi përballur me shumëçka që kemi akuzuar e denoncuar hap pas hapi. Kemi arritur një fitore të mërituar falë demokratëve lezhjanë të cilët unë përsonalisht, nëse i kam lënduar në këto vite shpesherë me qëndrime dhe debate të brendshme, është koha për t’i kërkuar ndjesë secilit në mënyrë individuale dhe në mënyrë kolektive.
Se ndoshta ne politikanët e Tiranës ndoshta edhe nuk i kemi kuptuar mirë ose me vonesë qëndrimet e tyre dhe të kërkosh ndjesë është gjëja më njerëzore.
U kam propozuar kolegëve të grupit parlamentar që ne për disa kohë ta spostojme punën tonë në Bruksel, në Strazburg. I gjithë grupi ku të sensibilizojë BE, PE, Gjykatën e Strasburgut për shkeljen e kushtetutës në Shqipëri në rastin e Sali Berishës, sepse është fondamentale”- u shpreh Gjekmarkaj.