Bota
“Mund të na duhet ta modifikojmë …”. E vërteta rreth vaksinës Covid
Lajmi për vaksinën antiCovid u kanë dhënë shpresë studiuesve dhe popullatës botërore, tashmë të goditur rëndë nga pandemia. Por, sipas njërit prej fituesve të Çmimit Nobel 2020 në Mjekësi, antidoti mund të duhet të pësojë disa ndryshime më vonë.
Michael Houghton, Çmimi Nobel 2020 së bashku me Harvey J. Alter dhe Charles M. Rice, komentuan në lidhje me lajmin për ardhjen e vaksinës në një intervistë me gazetën italiane Messaggero
“Një lajm i shkëlqyeshëm për shëndetin- tha ai – gjithashtu i mirë edhe për moralin. Është vërtet mbresëlënëse të mësosh se vaksina është 90% efektive “.
Por disa pyetje mbetenende në tryezë, duke pasur parasysh se personat që u është dhënë kandidati për vaksinë janë ndjekur vetëm për dy muaj për të pare efektet anësore.
“Pfzier duhet t’i monitorojë të testuarit për një kohë të gjatë për të kuptuar nëse mbrojtja ndaj Covid do të jetë e qëndrueshme – shpjegon Houghton – Ne gjithashtu do të duhet të kuptojmë nëse të moshuarit janë të mbuluar nga kjo mbrojtje”.
Jo Ndoshta vaksinat e zhvilluara kundër Covid-19 mund të kenë nevojë të modifikohen më vonë.
“Koha, për të gjithë ishte shumë e shkurtër midis kohës së identifikimit të virusit dhe zhvillimit të vaksinës”, sqaroi fituesi i Nobel. Për këtë, “Ne do të duhet të vlerësojmë disa parametra të mëtejshëm “, të tilla si ” fuqia e imunizimit ” dhe kohëzgjatja, e cila mund të nënkuptojë një modifikim. Sars-CoV-2, shpjegon eksperti, ” mund të mposhtet vetëm me vaksinën. Edhe historia na mëson këtë. Tani kemi një teknologji fantastike që na lejon të punojmë shpejt”. Barnat janë të dobishme për pacientët të cilët tashmë janë sëmurë, por virusi do të zhduket vetëm kur të kemi vaksinën dhe,” duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën po punojmë, do të duhet të rregullohet mir antidodi si arma jonë e vetme”.