Connect with us

Kosova

Kurti kërkon të afrohet me Trump: Do të punoja me këdo në Shtëpinë e Bardhë

Në nje intervistë dhënë për gazetën amerikane Financial Times, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth raporteve me SHBA-në dhe mundësisë së rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si president, pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se do të punonte me këdo që do te merrte Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se Kosova ka pasur gjuhë të përbashkët me administratën e ish-presidentit Donald Trump, përfshirë edhe thirrjen për vendet evropiane të NATO-s që të rrisin investimet dhe shpenzimet për mbrojtje, transmeton Express.

Duke folur për BE-në, Kurti ka thënë se vendosja e ekzekutivit të ri në këtë vjeshtë, ka krijuar një shans për t’u rifokusuar në rolin “agresiv” të Serbisë në Ballkan, në vend të qasjes më të but ndaj Beogradit që sipas Kurtit, BE-ja ka pasur së fundi.

Duke folur për çështjen e Urës së Ibrit që vazhdon të jetë e mbyllur dhe për qëndrimin e aleatëve për përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e saj, Kurti ka thënë se Kosova do një urë normale, dhe një urë normale është kur ajo është e hapur.

“Ne dëshirojmë një urë normale. Një urë normale është një urë e hapur. Të vetmit që kënaqen me një urë të mbyllur janë ata që vazhdojnë të ëndërrojnë për ndarjen e Kosovës”, ka deklaruar Kurti dhe ka shtuar se Evropa ka rrëzuar mure dhe se nuk është në mire që të insistohet në mbajtjen e urës së Ibrit të mbyllur.

Advertisement