Connect with us

Aktualitet

Deklarata e fortë e deputetes së PD-së: Flaka do i dalë sistemit

Deputetja e Partisë Demokratike , Ina Zhupa mbajti fjalën e saj përpara ambjenteve të kuvendit pasi deputetët e opozitës vendosën të mos jenë pjesëmarrës në seancën e sotme të kuvendit dhe në shenjë simbolike dogjën karriget e kuvendit.
Zhupa u shpreh se kanë burgosur dhe kanë çuar në burg një deputet pa ligj, thjesht me vullnetin politik e Edi Ramës,dhe se PD është e vendosur që të mbrojë kushtetuttën, dhe që ti dali përzot shqiptarëve.

‘Siç e patë ne sot simbolikisht dogjëm karriget por në fakt Edi Rama ka djegur kushtetutën ka djegur rendin kushtetues në këtë vend, ka kapur çdo pushtet dhe janë të paktën tre burgosje politike të eksponentëve që opozitës shqiptare që nga lideri Sali Berisha tek eurodeputeti Fredi Bejleri dhe tashmë tek deputeti Ervin Salianji që ju e patë vetë që vetëm sot kalo në seancë mandati i tij.

Pra kanë burgosur dhe kanë çuar në burg një deputet pa ligj, thjesht me vullnetin politik e Edi Ramës, ne jemi të vendosur që të mbrojme kushtetuttën, dhe që ti dalim përzot shqiptarëve sepse kur keto padrejtësi ju bëhen deputetëve e liderit të opozitës, shqiptarët sot janë të gjithë të rrezikuar dhe kanë nevojë për mbrojtjen e opozitës.
Shqiptarët do të jenë të gjithë rrugë në tiranë në 7 Tetor në orën 18 për të treguar që flaka do ti dalë këtij sistemi në rast se nuk respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe rendi kushtetues në Shqipëri.’- u shpreh Zhupa.

Advertisement